Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shoqata e Transportit paralajmëron nga 1 nëntori ofrim shërbimi deri 20%

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shoqata e Transportit paralajmëron nga 1 nëntori ofrim shërbimi deri 20%

Transporti urban në Tiranë, Kamëz dhe Vorë reduktoi shërbimin 50% për shkak të mospërballimit të kostove të larta nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës.

Operatorët në Tiranë kërkojnë indeksim të çmimit të biletës dhe të abonesë mujore. Çmimi i biletës të transportit urban në Tiranë është 40 lekë dhe i abonesë të linjës 1,200 lekë dhe abonesë të përgjithshme 1,600 lekë. Në një letër drejtuar më 5 Tetor 2021 ministres të Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj operatorët kërkojnë indeksimin e çmimit të biletës, uljes të TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës ose të taksës të qarkullimit për naftën e përdorur nga sektori i transportit.

Më pas Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas më 8 Tetor 2021 i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkon që për përballimin e kostove të larta të kompensohet çmimi i biletës 30 lekë për biletë dhe të abonesë 600 lekë për abone, në të kundërt paralajmëron ofrim të shërbimit deri në 20% nga 1 nëntori.

Kostandin Foni, drejtor i linjës urbane Kombinat-Kinostudio-Tufinë tha për Monitor se vendimi për reduktimin e shërbimit deri në 50% erdhi për shkak të rritjes të kostove nga shtrenjtimi i naftës nga 135 lekë/litër në 165 lekë/litër dhe mosplotësimi i shumë prej kërkesave financiare për këtë sektor. “Sektori i transportit urban ka kërkuar plotësimin e disa kërkesave financiare me qëllim zbutjen e efekteve të krizës nga Covid-19. Kërkesat financiare janë dërguar edhe para pandemisë, për të cilat nuk kemi marrë zgjidhje. Për shkak të rritjes të kostove dhe mospërballimit të tyre nga rritje e çmimit të naftës nga 135 lekë/litër që furnizoheshim më parë në 165 lekë/litër që po e blejmë aktualisht, jemi të detyruar nga sot të reduktojmë shërbimin tonë në 50%. Në vështirësi financiare jemi gjithashtu edhe për rritjen e pagave të punonjësve, të cilët po na largohen pasi kërkojnë paga më të larta. Për të përballuar këtë situatë Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të bëjë indeksimin e biletës njëpërdorimshme dhe të abonesë të pajtimit mujor, bazuar në kostot e operatorëve, shpenzimet, humbjet dhe fitimet”, pohon z. Kostandin Foni nga kompania “Shega Trans”.

Pas rihapjes nga pandemia (shërbimi i transportit rinisi aktivitetin më 6 korrik 2020) shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në këtë periudhë operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë; Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Në një letër dërguar para pak ditësh kryeministrit Edi Rama, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëron ndërprerjen 50% të shërbimit për shkak të rëndimit të kostove nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës.  Në letrën e 10 tetorit që sektori të mos rrezikojë falimentimin, Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e 4 kërkesave financiare , si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit. /Monitor

 

Tags: çmimipandemiashoqata e transportittransporti urbanet

TË LIDHURA

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

21:43 | 08/04/2026
Për punët e Shqipërisë
Aktualitet

Për punët e Shqipërisë

19:46 | 08/04/2026
Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip
Kryesore

Rama shkëmben batuta me punonjësit e huaj: Duhet të mësoni si të dashuroni dhe të mallkoni në shqip

19:23 | 08/04/2026
Next Post
Përgjaken sërish rrugët/Dy automjete përplasen “kokë më kokë”, një i vdekur

Përgjaken sërish rrugët/Dy automjete përplasen "kokë më kokë", një i vdekur

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike në brigjet e Japonisë

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike në brigjet e Japonisë

Një tërmet i fortë ‘shkund’ Greqinë

Një tërmet i fortë ‘shkund’ Greqinë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com