E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Përgjaken sërish rrugët/Dy automjete përplasen “kokë më kokë”, një i vdekur

Aksi Shkodër-Lezhë është përgjakur në orët e para të mëngjesit, ku janë përplasur dy mjete me njëri-tjetrin. Dy persona janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se nuk ia ka dalë dot mbanë si pasojë e plagëve shtetasi Zyhdi Meti, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës shtetasi me iniciale V.T.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit’, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...