Gjatë 24 orëve të fundit, një video virale shqetësoi shumë prindërit ku kryqëzuan stafin e emisionit “T’ka mami yll” për bullizëm. Shumë personazhe VIP reaguan me anë të statuseve në rrjetet sociale, e madje kërkuan ndërgjegjësim dhe falje nga balerini Albi Nako dhe gazetarja Erjona Rusi, ndaj një vogëlusheje që kishte pasion baletin.
Ata e pyetën nëse i pëlqente më shumë ushqimi apo kërcimi, teksa 8-vjeçarja Liliana e sikletosur i dëgjonte. Videoja e Lianës te emisioni “T’ka mami yll” bëri xhiron e rrjetit. Koreografi Albi Nako dhe gazetarja Erjona Rusi, u sulmuan pafund në rrjetet sociale për fjalët e tyre kundrejt Lianës.
Por Erjona Rusi ka sulmuar ata që e kanë kritikuar, pasi thotë se “janë rrjetet sociale që duke e ripostuar sa më shumë videon, viktimizojnë vajzën në fjalë”. Erjona ka reaguar duke kërkuar falje publike.
“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë. Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrësesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye, e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë. Nëse nuk e keni përjetuar vetë, hapni fjalorin e shiheni mirë përkufizimin e bullizmit.
E dyta, nëse do kishit parë gjithë bisedën e zhvilluar me atë fëmijë që kur vjen, do kuptonit që ajo fjali vjen pasi folëm për “sufllaqen” që Lijana kërkoi. Dhe unë nuk jam as idiote e as monstër që ti them një fëmije rri pa ngrënë gjithë ditën vetëm që të kërcesh. Por a do hiqte dorë nga sufllaqja, pra ushqimi që ishte përmendur. Por ne kemi xhiruar mbi 5 orë e jo çdo gjë del në transmetim.
Ndaj po, kam gabuar në mënyrën e të shprehurit, por nuk do ti kërkoja askujt falje përveçse Lijanës e prindërve të saj. Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime, ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet.
Kështu që si konkluzion: Duke u bazuar tek një fjali, ju mund të bëni një fushatë të tërë denigruese dhe të mallkoni sa të mundeni pa marrë parasysh asgjë tjetër.
Gjithësesi unë sa herë ta shoh “karamelen”, do vazhdoj ta përqafoj e do ti them të heqë dorë nga sufllaqet e picat se i bëjnë dëm.
Për mua Lijana është një fëmijë special, dhe e kam dashur që në sekondat e para të atij programi (për kë e ka ndjekur që në fillim) ndërsa ju po e ripostoni atë video duke e viktimizuar pafund Lijanën. Kush po bën bullizëm në fakt????”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.