Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Familjet shqiptare, shpenzime rekord në Europë për ushqime

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Familjet shqiptare, shpenzime rekord në Europë për ushqime

Rreth 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen vitit 2019 dhe INSTAT për Shqipërinë.

Pas Shqipërisë më e lartë përqindja e shpenzimeve për ushqime e pije joalkoolike është në Maqedoninë e Veriut, me 30.6%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina (29.5%), Mali i Zi (24%.5), Serbia (23.6%)- të dhënat për Kosovën mungojnë.

Për Bashkimin Europian-27, kjo peshë është 13%. Më e ulëta në Europë është në Mbretërinë e Bashkuar, me 7.9%, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime e kanë rumunët me 23.1% ndaj totalit (shih grafikun në fund).

Buxheti i lartë që shpenzojnë familjet shqiptare në raport me totalin që ata kanë në dispozicion në një muaj është tregues i varfërisë më të lartë (ushqimet janë shpenzimi i domosdoshëm për mbijetesë), por edhe çmimeve relativisht të larta në raport me të ardhurat.

Vendi ynë ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është ndër më të lartat Rajonale, duke iu afruar më shumë mesatares së BE-së për vitin 2020. Sidomos, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës.

Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon.

Pesha e lartë e shpenzimeve për ushqime, niveli i ulët i të ardhurave dhe rritja e këtyre të fundit me ritme të ulëta, i bën automatikisht familjet shqiptare më të prekurat dhe goditurat nga rritja e fortë e çmimeve që ka prekur gjithë botën, sidomos të ushqimeve.

Edhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), Shqipëria mban rekord. Sipas Eurostat, shpenzimet konsumatorë finale për ushqime dhe pije jo joalkoolike ishin sa 31.5% e PBB-së në vitin 2019, ndërsa vendi i dytë pas nesh është Mali i Zi me 22.7% të PBB-së. Mesatarja e Bashkimit Europian-27 për këtë tregues është vetëm 6.8% e PBB-së.

Anketa e buxhetit të 2020-s, rriten shpenzimet për shëndetin

Situata e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020 ka sjellë ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen.

Rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar shpenzimet për shëndetin, duke reflektuar faktin që shumë njerëz u detyruan që ta përballonin virusin me fondet e veta. Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% në vitin 2020, nga 4.3% vitin e mëparshëm. Në vlerë, shpenzimet për shëndetin u rritën me 28%, duke arritur në rreth 4,500 lekë në muaj.

Shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” në vitin 2020 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 28,0 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “vitamina”.

Edhe për ushqime ka një rritje të lehtë, me totalin e shpenzimeve që ka arritur në 41.6% nga 41.3% që ishte vitin e mëparshëm. Shqiptarët janë popullsi që shpenzojnë më shumë për ushqime, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian, kjo peshë është 13% dhe në rajon më e ulët se 40%. /Monitor

Tags: Buxhetishporta e ushqimeveshqiptaret

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit
Aktualitet

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali
Aktualitet

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Next Post
Vera Grabocka hedh në gjyq konkurrentin e “Për’puthen”

Vera Grabocka hedh në gjyq konkurrentin e “Për’puthen”

Hajdari: Revolucion në radhët e policisë, s’kemi fituar betejën me kanabisin

Hajdari: Revolucion në radhët e policisë, s’kemi fituar betejën me kanabisin

“Shkruaje këtu, hajvan”/Zagani: Ardi Veliu na degjeneroi komplet

"Shkruaje këtu, hajvan"/Zagani: Ardi Veliu na degjeneroi komplet

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com