E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Shkruaje këtu, hajvan”/Zagani: Ardi Veliu na degjeneroi komplet

Në rrjet u bë virale letra ku Ardi Veliu i kërkon dorëheqjen Ramës nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ardi Veliu kishte ‘masakruar’ gjuhën shqipe. Letra e dorëheqjes është e mbushur plot me gabime drejtëshkrimore. Nuk dihet nëse ato janë gabime shpejtësie apo neglizhencë për mos korrektim.

Por është për të ardhur keq që akti i largimit të njërit prej drejtuesve më të kontestuar dhe akuzuar të policisë, ka pafund gabime drejtëshkrimore.

Ish-zyrtari i policisë Dritan Zagani, nga studio e emisionit “Breaking” në “Top News” tha se me atë shkresë Veliu “ka degjeneruar institucionin e policisë”.

Sipas Zaganit, Veliu është shkarkuar dhe jo dorëhequr. “Vetëm po të shohësh me vemendje letrën, kuptohet se është shkruar në çast. Ndërsa kishte dhjetëra gabime ortografike. Ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Atë letër e ka shkruar Fuga, ‘shkruaje këtu hajvan’, i kanë thënë. Mungon vula, stema e Republikës së Shqipërisë. Na ka degjeneruar komplet fjalën dhe rolin e policit. As sekretari i tij nuk e ka bërë këtë”, tha Zagani.

Ai shtoi më tej se Veliu ishte vegël e Fatmir Xhafajt, ndërsa doli hapur në shërbim të vëllait të tij. Zagani shprehu qëndrimin e tij ku tha se Ardi Veliu nuk ka qenë polic, dhe as nuk do të jetë, duke e konsideruar si një shërbëtor të politikës.

“Nuk ka qenë polic dhe as nuk do jetë. Ka qenë sherbëtor i politikës, ushtar i bindur. Kemi patur zyrat përballë në Vlorë. Në këto 4 vjet, demonstroi se nuk u bë polic, por ushtar i politikës. Ishte vegël e ministrit Xhafaj, mbrojti të pambrojtshmen. U pozicionua keq që në fillim. Doli në shërbim të vëllait të ministrit Xhafaj, dihej se do shkonte atje se ishte vendimi në Itali, por nuk la gur pa lëvizur”, tha Zagani.

Lexo edhe :   Sa herë shoh Kosovën, më vjen keq për Shqipërinë
Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...