Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Hajdari: Revolucion në radhët e policisë, s’kemi fituar betejën me kanabisin

11:36 | 06/10/2021
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hajdari: Revolucion në radhët e policisë, s’kemi fituar betejën me kanabisin

Dorëheqja e Ardi Veliut, duke mos përfunduar dot mandatin e plotë 5-vjeçar në këtë post, ka sjellë reagime të shumta. Veliu i paraqiti kryeministrit dorëheqjen mbi tryezë, të cilën Edi Rama e pranoi. Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari flet për revolucion në radhët e uniformave blu, duke sjellë në fokus në shenjë këmbane alarmi se beteja me kanabisin nuk ka përfunduar.

Mjaft i drejtëpërdrejtë në qëndrimin e tij, z. Hajdari tha nga studio e emisionit “Breaking” në “Top News” se policia ka nevojë për një shkundje të fortë, ndërsa u shpreh se ka segmente të policisë që bashkëpunojnë me krimin. Shkëlqim Hajdari propozoi revolucion në sektorin e policisë kriminale, ku trupa e policisë duhet të dijë si funksionon kriminaliteti.

“Nuk kemi fituar ende betejën me kanabisin. Kam shifra reale, beteja me kanabisin vazhdon. Kemi raste të bashkëpunimit të segmenteve të caktuara të policisë me krimin. Policia duhet të shkundet. Duhet revolucion në sektorin e policisë kriminale. Trupa e policisë duhet të dijë si funksionon kriminaliteti”, tha Hajdari.

Ai pati edhe një mesazh për klasën politike, së cilës i kërkoi të heqë duart nga policia. “Klasa politike duhet të dakordësohet mbi pavarësinë e Policisë së Shtetit. Këtu fillon pasi drejtuesit politik, Ministrat e Brendshëm kanë prodhuar drejtorë policie pa garë, e kanë marrë pjesë në emërimet e tyre, e kjo ka bërë Policinë e Shtetit jo profesionale dhe jo të pavaruar në ndërmarrjen e operacioneve”, tha Hajdari.

Shkëlqim Hajdari u shpreh se Veliut do ti vendoste një notë kaluese, marrë shkas edhe nga ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë.

“Nuk është se erdhi pa karrierë, por ngjarjet janë të rënda. Veliut do i vendosja një notë kaluese, duke ia lënë në dorë specialistëve e gazetarëve, vetëm politikanët mos i pyesni për notë”.

Dorëheqja e Ardi Veliut vjen vetëm pak ditë përpara mbarimit të afatit të vendosur nga kryeministri Edi Rama. Rreth tre muaj më parë, pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend, Rama vuri një afat prej 100 ditësh për strukturat e policisë duke thënë se brenda këtij afati ata duhet të vendosnin rendin dhe angazhimin maksimal. Ekzekutimi i efektivit Saimir Hoxha në Lezhë dhe atentati me dy viktima në Elbasan, i vendosën vulën fatit të Veliut.

Tags: Ardi VeliuKriminalitetiShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
“Shkruaje këtu, hajvan”/Zagani: Ardi Veliu na degjeneroi komplet

"Shkruaje këtu, hajvan"/Zagani: Ardi Veliu na degjeneroi komplet

(Video epike) “Hyr ti i pari, jo hyr ti i pari!”

(Video epike) "Hyr ti i pari, jo hyr ti i pari!"

Emri/ Rama zgjedh pasardhësin e Ardi Veliut

Emri/ Rama zgjedh pasardhësin e Ardi Veliut

JU REKOMANDJOMË

Ngjarjet e së dielës në Serinë A italiane, Milani dhe Napoli fitore të rënda

Ngjarjet e së dielës në Serinë A italiane, Milani dhe Napoli fitore të rënda

1 vit ago
Dhjetë keqkuptime popullore mbi koronavirusin e Vuhanit

Dhjetë keqkuptime popullore mbi koronavirusin e Vuhanit

3 vjet ago
PPSH/“Themelimi i partisë së injorantëve”

PPSH/“Themelimi i partisë së injorantëve”

5 vjet ago
Fitorja estetike e Edi Ramës

Fitorja estetike e Edi Ramës

5 vjet ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com