Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ekonomia rritet me 17.9%/ Ahmetaj: Do krijojmë më shumë vende pune

4 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Ekonomia rritet me 17.9%/ Ahmetaj: Do krijojmë më shumë vende pune

Ekonomia ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të këtij viti. INSTAT raporton se zgjerimi i prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për periudhën prill-qershor ishte 17.9% me bazë vjetore. Rritja në tremujorin e dytë të këtij viti u udhëhoq nga industria nxjerrëse, tregtia, transporti e akomodimi ushqimor dhe ndërtimi. Për këto të dhëna domethënëse, zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ka dalë në një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ahmetaj thotë se shifrat janë trend i konsoliduar i shërimit ekonomik. Ai garanton se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioritet kryesor i qeverisë, deri në arritjen e rritjes ekonomike vjetore prej 4.5%.

“Sot dua të ndaj një zhvillim shumë pozitiv. Në tremujorin e dytë të 2021, produkti i brendshëm bruto u rrit me 17.89%, krahasuar me 2020 që përkoi me nisjen e përshkallëzimit të pandemisë. Çdo qytetar e mban mend kur në tremujorin e dytë pësoi rënie drastike në krahasim me 1997, -11%, e krahasueshme me vitin e zi.

Sa i përket performancës së sektorëve, krahasuar me tremujorin e dytë, shënojnë rritje të konsiderueshme, dyshifrore të gjitha prej tyre, veçoj ndërtimin 41.6% që reflekton punën në infrastrukturë, ujësjellës dhe rindërtim. 3 mijë e 200 kantiere rindërtimi, ka transformim të zonave.

Industria nxjerrëse, uji, përpunuese ka 39% pasuar nga tregëtia, hotelet me 31.8%. Të gjitha janë dyshifrore. Sinjali tjetër vjen nga shpenzimet. Qytetarët natyrshëm dëgjojnë diskursin politik që do ping-pong. Statistikat janë të rëndësishme, aty dhe tek konsumi familjar ndihet ringritja, por dhe tek investimet e sipërmarrjes, ndihet ringritja dhe rimëkëmbja ekonomike që fatmirësisht prej politikave të qeverisë, staminës së sipërmarrjes dhe gjithë elementëve që menaxhuan, kanë të bëjnë me pandeminë e tërmetin praktikisht po japin efekte pozitiv.

Së pari, konsumi final i popullatës, për qytetarët po i referohen janë shpenzimet që bën familja. Është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Së dyti, formimi bruto i kapitalit fiks, për qytetarët janë investimet që bëjnë sipërmarrjet, 35.7%, ndërsa e treta pozitive është parë në eksportet, shërbimet, importet, eksportet janë rritur me 130%, dhe importi që reflekton tek konsumi dhe kapacitetet prodhuese, 53.6%.

Këto nuk janë më shenja, por trende të shërimit ekonomik, po konsolidohet pas një menaxhimi të kujdesshhëm. Ndoqëm politikën fiskale ekspansioniste, në aspektin shëndetësor dhe familjar, gjatë pandemisë por dhe në mbështetje të sipërmarrjes. Një paketë gjithpërfshirëse prej 80 miliardë lekë iu dedikua efekteve të pandemisë, e barabartë me 5% të PBB.

Përmes pagave të luftës, garancisë sovrane u mbështetën gjysma e të punësuarve në privat, mbi 83 mijë biznese. Dyfishuam ndihmën ekonomike në 2020 dhe 2021 dyfishuam pagesën e papunësisë, garantuam barnat, falëm kamat vonesat e energjisë elektrike, riskeduluam deklarimet e bizneseve për 2021. Ndërhyrja e kujdesshme shpërbleu mbrapsht. Në janar 2021 rifituam të gjitha vendet e punës që humbëm prej pandemisë 642 mijë nga 681 mijë.

Rritja ekonomike po kthehet në trajektore të konsoliduar ekonomike për një rritje 4.5% vjetore siç kemi theksuar në programin e qeverisë. Rimëkëmbja, prioritet kryesor me një plan dhe zhvillim e ekspansion ekonomik, do të krijojmë më shumë vende pune, duke mbështetur sektorët ekonomikë më të goditur. 50 milion euro për turizmin dhe manifakturës për kreditim apo zgjatje të kredive, apo 5 milion euro për transportin, IT, start-up.

Këto janë siç e theksoj trende të konsoliduara që tregojnë ringritjen ekonomike. Kemi shumë punë përpara për të përmirësuar jetën e qytetarëve, për të rritur të ardhurat, për të ndihmuar ata më shumë në nevojë dhe të rinjtë që të bëhen pjesë aktive. Gjithë puna që bëmë 4 vite është e përshkruar në programin e qeverisë. Jam modestisht i kënaqur të them që trendet e para janë shumë shpresëdhënëse”.

Tags: Arben AhmetajpunesimeRritja ekonomike

TË LIDHURA

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump
Aktualitet

Pas një viti pezullim, Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës ndaj Trump

17:27 | 18/03/2026
Next Post
Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

Një vit burg për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy

Një vit burg për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy

Vendimi i fundit/ KFOR-i do vendoset për rreth dy javë në Jarinje dhe Bërnjak

Vendimi i fundit/ KFOR-i do vendoset për rreth dy javë në Jarinje dhe Bërnjak







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës
Bota

Krim në familje në Itali, burri vret gruan me thikë, më pas tenton t’i japë fund jetës

by mirseda
20:24 | 18/03/2026
0

Një krim makabër është raportuar në Itali. Një 49-vjeçar Vincenzo Dongellini është arrestuar për vrasjen e gruas...

“Radarë dhe kamera”/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

“Radarë dhe kamera”/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

20:10 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

19:26 | 18/03/2026
Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

19:16 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com