E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Një vit burg për ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u dënua të enjten me një vit burg, për financimin e paligjshëm të fushatës, në përpjekjen e tij të dështuar për rizgjedhje në 2012, duke e bërë atë kreun e parë të shtetit francez në kohët moderne që merr dy dënime me burg.

Nuk ka gjasa që Sarkozy të vuajë dënimin pas hekurave: Gjykatësi tha se ai mund ta vuante dënimin duke mbajtur një byzylyk elektronik në shtëpi. Të 13 të pandehurit janë shpallur fajtorë.

“Nikolas Sarkozy e dinte kufirin e shpenzimeve”, tha gjykatësi. “Ai e dinte se nuk duhet ta tejkalonte atë”.

Kjo është çështja e dytë penale që përfshin Sarkozy. Në mars ai u dënua me tre vjet burg, dy prej të cilave u pezulluan, për korrupsion dhe shitje me ndikim. 66-vjeçari ka apeluar dënimin e marsit.

Filloi për herë të parë në mars 2014, hetimi penal në atë që është quajtur “rasti Bygmalion”, zbuloi se fushata e Sarkozy shpenzoi më shumë se 54 milion dollarë, duke përdorur fatura të rreme. Shumë më tepër se kufiri prej 24 milion dollarë i përcaktuar nga ligjet elektorale franceze.

Sarkozy luftoi një betejë të gjatë ligjore, duke u përpjekur të parandalojë që gjykimi të ndodhë, por apeli i tij u refuzua në fund të vitit 2018 dhe gjyqi u hap në 20 maj 2021, pasi ishte shtyrë për dy muaj për shkak të avokatit të një të pandehuri kryesor që ishte shtruar në spital për Covid.

Tavani ligjor për fondet e fushatës ishte një fakt i njohur brenda ekipit të fushatës së Sarkozy. Më 7 mars 2012, ata morën memorandumin e tyre të parë nga kontabilistët e tyrem duke i paralajmëruar për koston e zgjerimit të fushatës, duke i nxitur ata që të “korrigjojnë trajektoren”, tha Guillaume Lambert, menaxher i fushatës së Sarkozy në 2012, në një intervistë me televizionin France 2 më herët këtë vit.

Lexo edhe :   "Shfryhet" dosja "Toyota Yaris", një vit burg për Ervis Vladin
Lexo edhe :   "Shfryhet" dosja "Toyota Yaris", një vit burg për Ervis Vladin

Lambert u shpreh se ai i tha Sarkozys për memorandumin, dhe i tregoi atij nevojën për të shkurtuar shpenzimet e fushatës, ndërsa Sarkozy pohoi se nuk kishte njohuri për shpenzimet e tepërta.

Problemet ligjore të Sarkozy nuk kanë përfunduar ende, pasi prokurorët francezë po shqyrtojnë financimet e dyshuara ilegale të fushatës nga Libia. Ish-udhëheqësi i Libisë, i ndjeri Moammar Gadhafi, dyshohet se i siguroi fushatës së Sarkozys në vitin 2007 miliona euro të dërguara në Paris në valixhe.

Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...