Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mjaullimat e një opozite pa “kokë”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur Luli kthehet (më në fund) në shtëpi

Nga: Artur Ajazi

Partia Demokratike kishte ditë që përgatitej për të hedhur sado pak baltë, nga balta e saj, mbi programin qeverisës të mandatit të tretë, të lexuar nga Edi Rama në Parlament. Prej një jave, Lulzim Basha, pothuajse çdo ditë mbledh grupin parlamentar (si askush tjetër) dhe u jep porosi deputetëve të tij “ta godasin fort qeverisjen e Ramës”.

Madje ai paracaktoi edhe emrat e atyre që do të flisnin në seancën e rradhës, dhe të tjerëve u tha “sus”. Si me komandë tashmë, Luli u thotë deputetëve “fol ti, ulu ti, qepe ti, largohu ti”, aq sa thonë në atë parti se “ishim mirë me Berishën, ky qenka beterr fare”.

Por duke mos u mjaftuar me kaq, Lulzimi u ka paracaktuar atyre me anë të zarfit, edhe fjalimin e parapërgatitur, duke mos u lënë hapësirë për të shprehur mendimin dhe gjykimin e tyre mbi programin qeverisës, apo dhe duke mos patur shteg fare për ndonjë pyetje teknike.

Shkurt, Lulzimi ka shtuar masat represive dhe brutalitetin mbi deputetët e tij, duke shkarkuar mbi ata, “energjitë negative” të cilat nuk mundet ti shkarkojë tek rivali i tij i deklaruar tashmë Berisha. Veprimet me komandë të deputetëve të Partisë Demokratike (sipas Lulit) do ti rrisin asaj efektivitetin në Parlament, dhe kush del nga rreshti, natyrisht, ndëshkohet dhe përjashtohet.

Opozita e sotme e përfaqësuar edhe këtë 4 vjeçar nga Partia Demokratike, duket si “njeriu pa kokë” dhe deputetët e saj, ngjasin si qenie të telekomanduara, pa liri fjale, mendimi dhe veprimi. Situata përmes së cilës po kalon ajo parti, sidomos pas shpalljes “non-grata” të ish-kryetarit, dhe më keq akoma veprimi instiktiv i grisjes së fletëve të votimit ditën e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, japin një tabllo të qartë të zymtësisë dhe apatisë së atyre, që nuk dihet pse u votuan në 25 Prill nga demokratët. Opozita e sotme, e vjetra dhe e reja, ta quajmë si të duam, ka mbetur pa “kokë”, dhe veç mjaullimave mes njëri-tjetrit, fjala dhe zëri i tyre nuk vlen më.

Ato janë kompetencë e një kryetari të vetëzgjedhur nga vota e cunguar e bazës, e një njeriu që së fundi, ka nisur të duket “lider” dhe të mburret se “unë e largova Berishën, tani e kam mirë tani me amerikanët”. Ai kërkon bindje dhe hegjemoni të plotë mbi çdo deputet, madje më tepër se kurrë ndaj atyre që edhe pse 8 vjet në opozitë shtuan pasurinë dhe rritën luksin e jetës, me piano 100 mijë euroshe në vilat e ndërtuara.

Duke kufizuar rolin dhe rëndësinë e çdo deputeti që ka brënda grupimit parlamentar, (veç atyre që mbështetin Berishën) si dhe duke mbyllur çdo hapësirë për të komunikuar me pjesën tjetër të sallës (aleatët e pabesë të asaj partie) Lulzim Basha kërkon hermetizimin e opozitës. Ai ka në plan të nisë një përkufizimin të ri, në ato që i quan “aksione opozitare”, pasi pas vendimin personal ndaj Berishës, ai ndjehet “më amerikan se kurrë”.

Mesazhi i ambasadës së SHBA-së vetëm pak orë nga vendimi i tij për përjashtimin e Sali Berishës, kishte një efekt ekzaltues mbi Lulin. Ai prej asaj dite nuk është më “kontestuesi dhe refuzuesi i këshillave amerikane”, por një “bashkëudhëtar i bindur i tyre”.

Dhe këtë, Luli nuk e bën nga bindja, ideali apo formimi i tij “perëndimor”, por nga frika dhe “diçka” tjetër që lidhet me të shkuarën e marrëdhënieve mes tij dhe ish-kryeministrit. Opozita e Lulit dhe opozita e Saliut, do të jenë tashmë do të jenë në garë të përhershme mes tyre, jo vetëm në sallën e Parlamentit, por edhe brënda partisë, deri në zgjidhjen e ngërçit, nga ku pritet tërheqje, dorëheqje, apo një marrëveshje e hapur mes tyre.

Tags: Artur Ajazilulzim bashasali berisha

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

"Shqipëria do monitorohet nga kamerat", ministri Çuçi zbulon planin

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com