E diel, 22 Maj, 2022
20.5 C
Tirana

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të ‘Qeverisë Rama’. Çuçi vuri në dukje se pjesë e planit për mandatin e tretë është vendosja e kamerave mbikqyrëse në çdo segment të Shqipërisë, si dhe u shpreh se do të vijojë ulja e moshës mesatare në Policinë e Shtetit. Ministria sqaroi se çdo kilometri katror do t’i caktojnë një trupë policore, ndërsa do të fusin në përdorim teknologjinë dhe pajisjet super-inteligjente për të kontrolluar gjithë territorin.

Ndër të tjera do të forcojnë masat ndëshkuese në Kodin Rrugor, si dhe do të rrisin investimet në sistemin e monitorimit të trafikut, digjitalizimin me proceset që lidhen me përdoruesit e mjeteve.

“Ristrukturim, moderim dhe futja e teknologjisë, këto do të jenë elementët që do të përshkojnë Policinë e Shtetit. Çdo kilometri katror do t’i caktojmë një trupë policore, për të pasur një kontakt me çdo dhunim që mund t’i bëhet territorit të Shqipërisë.

Gjatë këtij mandati do të fusim përdorimin e teknologjisë dhe pajisjeve super-inteligjente për të kontrolluar gjithë territorin. Do të punojmë sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për evidentimin e çdo paligjshmërie në territor.

Do të forcojmë masat ndëshkuese në Kodin Rrugor, por do të rrisim dhe investimet në sistemin e monitorimit të trafikut, digjitalizimin me proceset që lidhen me përdoruesit e mjeteve. Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo segment të Shqipërisë.

Për sa i përket integritetit të Policisë së Shtetit, duke marrë parasysh që Policia e Shtetit tashmë është depolitizuar, do të synojmë të transferojmë Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në një Agjensi të Mbikqyrjes Policore.

Do të synojmë që brenda këtij viti në këtë Parlament të sjellim ligjin sipas modeleve perëndimore më të avancuara. Gjithashtu, ashtu siç kemi bërë gjithë këto vite, do të vijojmë të ulim moshën mesatare në trupën e policisë.

Për sa i përket ndryshimeve në piramidën e Policisë së Shtetit, mund të them që çdo lëvizje do të bëhet sipas performancës së gjithësecilit dhe respektuar kuadrin ligjor”, tha Çuçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...