Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

LSI pa grup parlamentar/Zëri i Amerikës tregon krisjen mes Bashës e Kryemadhit

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
LSI pa grup parlamentar/Zëri i Amerikës tregon krisjen mes Bashës e Kryemadhit

Në Shqipëri, rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 Prillit, me vetëm 4 mandate, nga 19 deputetë që siguroi në 2017-ën, i kushtoi Lëvizjes socialiste për integrim, pamundësinë për të krijuar një grup parlamentar. Partia Demokratike, duket se nuk u ofrua ta ndihmonte aleaten e saj kryesore në 4 vitet e shkuara, duke shënuar në këtë mënyrë një thyerje të qartë në marrëdhëniet mes tyre.

Për të patur një grup parlamentar, gjë e cila mundëson një sërë favoresh, që nga koha në dispozicion gjatë diskutimeve në sallë deri te logjistika në mjediset e Kuvendit, nevojiten 7 deputetë. Partia Demokratike u kujdes që aleatët e tjerë të vegjël të saj, të cilin kishin konkurruar nën siglën e kësaj force politike, duke marrë vende të sigurta në listë, të mos mbeteshin duarbosh as në parlament.

Ajo mbështeti krjimin e dy grupeve të tjera, përmes deputetëve të saj që u deklaruan si pjesë e tyre. Së bashku me tre deputetët të PDIU-së, u krijua Grupi për Demokraci dhe Integrim me 7 përfaqësues, të cilët do të kenë si drejtuese Mesila Dodën.

Ndërsa me kryetarët e PR-së, PAA-së, LZHK-së dhe PBDNJ-së, tre deputetë demokratë formuan grupi Aleanca për Ndryshim, nën drejtimin e Fatmir Mediut. Një gjë e tillë nuk ndodhi me LSI-në. Burime nga kjo forcë politike sqaruan se “as nuk kemi patur ndonjë propozim nga PD, dhe as kemi kërkuar mbështetje me deputetë”.

Ftohja e ndjeshme e marrëdhënieve mes tyre, përveç mungesës së takimeve zyrtare, u vu re dhe në këto seanca të para parlamentare. Gjatë votimit për kryetaren Lindita Nikolli, ndërsa demokratët grisën në mënyrë demonstrative fletët e votimit. 4 deputetët e LSI-së e hodhën në kuti votën e tyre kundër.

Edhe gjatë seancës të së hënës, ata nuk iu bashkuan demokratëve që u larguan nga seanca në formë proteste. Shkas u bë mungesa e përfshirjes së deputetëve të LSI-së në komisionet parlamentare.

Socialistët kërkuan që kjo çështje të zgjidhej më vonë dhe votimi të bëhej në seancën e radhës, dhe që demokratët të rishikonin përfaqësimin e tyre për të krijuar hapësira dhe për deputetët e LSI-së duke ruajtur raportet shumicë-pakicë në komisione. Por kjo u konsiderua nga demokratët si një “shkelje e rregullores për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës”. /VOA

Tags: grup parlamentarlsiPD

TË LIDHURA

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta
Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

10:14 | 10/04/2026
Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës
Aktualitet

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

09:57 | 10/04/2026
U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Politikë

U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

09:22 | 10/04/2026
Next Post
Merkel ‘kokë më kokë’ me Ramën sot në Tiranë, rrugët që do bllokohen

Merkel ‘kokë më kokë’ me Ramën sot në Tiranë, rrugët që do bllokohen

Pas SHBA-së, edhe BE-ja gati të izolojë Berishën

Pas SHBA-së, edhe BE-ja gati të izolojë Berishën

Meta kërkon verifikim nga SPAK për ministrat e rinj, ja rezultati

Meta kërkon verifikim nga SPAK për ministrat e rinj, ja rezultati







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta
Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Do subvencionojmë të gjitha shtresat në nevojë dhe me të ardhura të ulëta

by mirseda
10:14 | 10/04/2026
0

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj foli për çmimet e larta, duke thënë se nga monitorimet...

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

Ish-ministri Beqaj: S’ka shqyrtim për ndryshimin e masës

09:57 | 10/04/2026
DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre/Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

09:22 | 10/04/2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

08:46 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com