E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Pas SHBA-së, edhe BE-ja gati të izolojë Berishën

Shpallja “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga SHBA-ja, mund të mos jetë veprimi i vetëm kundër tij. Dje në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian kanë nisur diskutimet mbi raportin vjetor të eurodeputetit, Lucas Mandl, mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Eurodeputetja Viola Von Cramon ka dalë me një propozim, kur kërkon që BE-ja të ndjekë të njëjtën rrugë si SHBA-ja lidhur me shpalljen “non grata” të personave të korruptuar apo që cenojnë stabilitetin e Ballkanit.

Viola Von Cramon, që në PE mban edhe postin e raportueses për Kosovën, propozon në amendime që i bëjnë thirrje Bashkimit Europian që të përqafojë praktikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë si shembull shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“(PE) mirëpret qasjen e rinovuar të angazhimit të SHBA në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përqëndrimin e tyre në luftën kundër korrupsionit. Vlerëson në këtë kontekst urdhrin ekzekutiv të SHBA për të sanksionuar personat që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit, si edhe aksionet që shënjestrojnë individë dhe ente për akte domethënëse korruptive në Bullgari dhe ish-Kryeministri Berisha në Shqipëri.

Bën thirrje që BE të ketë një qasje plotësisht të ngjashme me këtë (praktikën e SHBA)”, propozon eurodeputetja Von Cramon në amendimin e saj.

Eurodeputeti i së djathtës, David Lega, propozon në amendimin e tij që në raportin vjetor mbi bashkëpunimin kundër krimit të organizuar të vihet theksi të korrupsioni, sipas tij, në nivele të larta në Shqipëri.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përjashtuar zyrtarisht Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD. Dje në Kuvend u votuan grupet parlamentare, dhe në shkresën që Alfred Rushaj ka dërguar në Parlament, nuk figuron Sali Berisha. Ky i fundit në formularin që ka plotësuar është shprehur se është pjesë e grupit të PD, por kjo nuk është marrë parasysh, pasi kreu i grupit demokrat Rushaj nuk e ka konfirmuar.

Lexo edhe :   Lulzim Basha ka të drejtë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...