E premte, 24 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Meta kërkon verifikim nga SPAK për ministrat e rinj, ja rezultati

Ndonëse dekretoi Ramën si kryeministër dhe përgëzoi Lindita Nikollën për zgjedhjen si kryetare Kuvendi, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka nisur një proces të rreptë verifikimi për ministrat e rinj.

Të shtunën, kryeministri Edi Rama i dërgoi presidentit Ilir Meta propozimet për qeverinë e re dhe në të njëjtën ditë presidenti Meta iu drejtua me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme, ku i kërkonte informacion nëse mes 16 emrave, ka persona nën hetim ose të proceduar penalisht.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkon të informohet nëse dispononi të dhëna, apo informacione mbi emrat e kandidatëve të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale qe janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u iniciuar, për secilin prej tyre.

Nëse për këta shtetas disponohen informacione të kësaj natyre, pa cënuar sekretin hetimor, kërkojmë që, të informohemi mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej shtetasve të mësipërm”, thuhej në shkresë.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së presidentit ku shprehej se sipas kërkimeve dhe informacioneve nga ana e saj edhe në Prokuroritë e rretheve, asnjë nga 16 emrat e propozuar nuk rezulton të ketë qenë i proceduar penalisht apo të jetë nën hetim aktualisht.

Struktura e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i ka kthyer të njëjtën përgjigje si Prokuroria e Përgjithshme. SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti, nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

“Asnjë Ministër i kabinetit Rama 3, nuk është nën hetim”.

Meta, me anë të një shkrese zyrtare kërkoi që Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, t’i vinte në dispozicion çdo të dhënë në lidhje me proceset hetimore apo penalë që mund të ishin nisur për ministrat e propozuar. Meta kërkonte që përgjigjja nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK të kthehej sa më shpejt, në mënyrë që të mund të shprehej për emërimet brenda shtatë ditëve, siç edhe e kërkon procedura.

Lexo edhe :   Luftë për PD-në/Basha 'i mbyll të gjitha rrugët' ish-liderit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë

Aplikimi i masës së reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk është vendimi i parë që autoritetet e Kosovës...

Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

Nga: Ermal Hasimja Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla (babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe...

Qalaj: Situatë e tensionuar në veri, protesta udhëhiqet nga Lista Serbe

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka konsideruar të tensionuar situatën në veri të vendit. Reagimi i tij ka ardhur pas vendimit...

Ndryshimi mes katarsisit të Fatos Nanos dhe Sali Berishës!

Nga: Alfred Peza Ditët e fundit në rrjetet sociale janë rikthyer çuditërisht, disa nga momentet më të paharrueshme të KPD-së së famshme të dhjetorit 2001,...

Ish-presidenti i Katalonjës arrestohet në Itali

Udhëheqësi separatist katalanas, Carles Puigdemont, është arrestuar në Itali me një urdhër arresti spanjoll. Spanja e ka akuzuar atë për kryengritje për një referendum...