Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shtrenjtimi i miellit/ Rritet çmimi i bukës me 10 lekë nga disa operatorë

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shtrenjtimi i miellit/ Rritet çmimi i bukës me 10 lekë nga disa operatorë

Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës pohuan për Monitor se shqetësuese për ta është edhe shtrenjtimi i çmimit të përbërësve të tjerë, ndërsa në terësi sektori po vuan edhe mungesën e punonjësve për shkak të emigrimit. Kompanitë e blojës në vend shpjeguan se prej 1 viti ata po blejnë grurë me çmim 60% më të lartë se vjet dhe kjo i ka detyruar ata të rrisin 10% çmimin nga fillimi i muajit gusht. Operatorët paralajmëroijnë se rritja e miellit do të shkojë deri 20%, për shkak të krizës të prodhimit të grurit në botë. Rritje të lartë këtë vit parashikohet të ketë edhe për çmimin e makaronave si ato të importit dhe të prodhuar në vend, për shkak të shtrenjtimit të fortë të miellit të grurit për prodhimin e tyre.

Disa furra rritën çmimin me 10 lekë; Paralajmërohet rritje në të gjithë tregun, nëse shtrenjtimi i miellit nuk ndalet

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave thanë për Monitor se rritja e çmimit me 10 lekë prej 2 javësh ka qenë individuale. Nëse rritja e çmimit të miellit do të vazhdojë, shtrenjtimi i bukës në të gjithë tregun është i pashmangshëm. “Nga disa operatorë në treg ka pasur rritje të çmimit të bukës me 10 lekë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të mileit me 5 lekë/kg, rritjes të çmimit të vajit, margarinës. Rritja ka qënë individuale, për shkak edhe të qirasë apo kredisë që mund të kenë prodhuesit e bukës. Vështirësi janë krijuar edhe nga mungesa e punonjësve, që shumë prej tyre po emigrojnë, pasi kërkojnë paga të larta. Ende nuk ka rritje të çmimit të bukës nga të gjithë operatorët. Të tjerë janë përpjekur që të amortizojnë koston e lartë, por gradualisht rritja për 10 lekë për bukë pritet të nisë në të gjithë tregun, nëse do të vijohet me rritje të çmimit të grurit”, pohuan anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës.

Shtrenjtimi i grurit 65% në bursa rrit çmimin e miellit në tregun vendas

Administratori i kompanisë “Bloja” dhe “Prima”, Adi Haxhiymeri pohoi për Monitor se prej gati një viti çmimi i grurit në tregjet e huaja është shtrenjtuar rreth 65%.

Arsyet sipas tij janë rënia e prodhimit të shteteve më të mëdha prodhuese, por edhe për shkak të thatësirës dhe përmbytjeve në disa vende të europës.

Z. Haxhiymeri nënvizon se këto faktorë kanë ndikuar te rritja e kostos të prodhimit të miellit, duke ndikuar edhe të shtrenjtimi i shitjes të miellit me 5 lekë/kg përgjatë gjithë muajit gusht. “Po bëhet gati viti që çmimi i grurit në tregjet e huaja është rritur 60-65%. Konkretisht vjet në muajin tetor çmimi i grurit ishte 220 dollarë/ton (i zhdoganuar) dhe sot që flasim po zhdoganohet me 360 dollarë/ton.

Çmimi i lartë ka ndikuar të kostot e miellit. Në krahësim me rritjen e lartë të çmimit të grurit, mielli është rritur 10-12%. Pra nga 50 lekë/kg mielli është bërë 55 lekë/kg përgjatë muajit gusht. Rritja pritet të shkojë më tutje, pasi nuk arrin të mbulohet kjo diferencë, pavarësisht rezervave që kanë kompanitë. Rritja tjetër do të jetë e pashmangshme.

Arsyet e rritjes të çmimit të grurit në bursa kanë ardhur për shkak të rënies të prodhimit nga shtetet, si: SHBA, Kanada dhe Rusia, pa llogaritur dëmet që shkaktuan përmbytjet në Gjermani, Francë etj dhe thatësirat në pjesën tjetër të globit, nga shteti i Australisë e më tej. Thatësirat jo vetëm që ndikuan te rënia e prodhimit, por edhe te rendimenti, pasi temperaturat e larta e thanë shumë kokrrën e grurit. Një tjetër arsye është edhe rritja e konsumit të grurit nga Kina. Kina këtë vit ka rritur kërkesën për import 10-20 mln tonë më shumë se vjet, ndërkohë që vetë tregu ka pësur rënie prodhimi me 20 mln tonë. Të gjitha këto arsye krijuan këtë krizë të madhe”.

Përfaqësuesi i kompanisë “Bloja” dhe “Primo”Adi Haxhiymeri thotë se për të amortizuar disi rritjen e çmimit të grurit në bursat e huaja, qeveria duhet të ndërhyjë me heqjen e TVSH-së të grurit dhe miellit. “Kjo është një kërkesë e përsëritur nga kompanitë e blojës. Ende nga qeveria nuk marrë ndonjë masë konkrete. Heqja e TVSH-së 20% përkohësisht do të amortizonte disi rritjen e çmimit të miellit”.

Makaronat këtë vit do të kenë shtrenjtimin më të lartë

Çmimi më i lartë te produktet e brumërave këtë vit pritet të jetë te makaronat. Arsyeja është dyfishimi i çmimit të grurit të fortë për prodhimin e makaronave. “Është hera e parë në histori që çmimi i grurit të makaronave është rritur mbi 100%. Kjo rritje e lartë pritet shumë shpejt të reflektohet të çmimi i makaronave të importit dhe ato të prodhuara në vend. Ndikimi pritet të jetë i fortë në të gjithë botën. Kanadaja prodhoi 80% më pak grurë të fortë (për makaronat), Franca 40% më pak dhe të gjitha zonat e tjera prodhuan më pak. Të gjitha kompanitë e prodhimit të makaronave në botë kanë paralajmëruar rritjen e tyre”, thekson z. Haxhiymeri.

Vjet në vendin pas hapjes të ekonomisë konsumi më i lartë ndër produktet e shportës ishte për makaronat. Në muajt e verës të vitit të kaluar konsumi i makaronave u rrit 79% më shumë se në 2019 sipas drejtoreshës të Financës, znj. Junis Uruçi në kompaninë e tregtimit të produkteve ushqimore, “Teuta”. Përfaqësuesja e kompanisë “Teuta” pohoi më herët se rritje të lartë të konsumit në verën e 2020 pati edhe për drithërat e shëndetshme me 74% më shumë se në 2019. /Monitor

Burimi: INSTAT
Tags: çmimiopereatoretrritja e kostos

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
A po flet Berisha edhe në emër të Bashës?

Berisha kërcënon Bashën se do i marrë partinë nëse e përjashton

Kryemadhi: Ju tregoj se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Hajdari, forcë e tretë

Basha refuzon të ndihmojë Kryemadhin, për të krijuar grup parlamentar

Rama bën lëvizjen e rëndësishme para mbledhjes së seancës së parë të Kuvendit

Rama bën lëvizjen e rëndësishme para mbledhjes së seancës së parë të Kuvendit







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com