Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ja pse kur themi PD dhe opozita, nënkuptojmë Sali Berishën!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kush është ish-spiuni dhe gjenerali i grupit të negociatave?

Nga: Alfred Peza

As lëkurët e bronzuara buzë detit e pishinave që hynin një e nga një plot shkëlqim në SHQUP, as koha që kaloi sa hap e mbyll sytë këtë stinë, as shpikja e sekretariateve të reja, as riciklimi i emrave të vjetër dhe as thirrjet e përsëritura drejt një lufte të re imagjinare, nuk i ndezi dot shpresat e fikura prej 8 vjetësh në PD. Lulzim Basha sapo hodhi në këtë mënyrë, hapin e parë drejt 4 viteve të sezonit të ri politik, mes hallesh të vjetra dhe me këmbën e gabuar.

Ftohja përfundimtare me LSI dhe mëritë e vogla publike, të atyre që nuk e panë emrin në listën e madhe, nuk janë pjesë e këtij halli. Ato janë thjeshtë dihatjet, që shoqërojnë ecjen e çartur të një force politike, që ndodhet në udhëkryqin e ekzistencës së vet. Mes shumë alternativash, u pa që Lulzim Basha nuk ka zgjedhur as këtë radhë atë të vetmin dhe më të vështirin shteg, që të çon drejt rrugës së rikthimit të sigurtë në pushtet.

PD ka një kryetar formal, por nuk e ka atë, edhe lider real. Partia më e madhe e opozitës, ka ende mbi kokë “liderin historik”, duke dëshmuar se nuk ka mësuar asgjë nga historia e vet. Edhe opozita e ka një lidership, por që nuk ka pikën e takatit ta çojë në shtëpi pensionistin Sali Berisha, e jo më të largojë nga pushteti Edi Ramën në kulmin e vet. Lulzim Basha nuk e vrau dot për 8 vjet babain e tij politik, ndaj Sali Berisha u rikthye, për ti vrarë atij ëndrrën kryeministrore.

I vetmi lajm që prodhoi mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të PD, nuk u artikulua nga asnjëra prej mediave shqiptare, shenjë e qartë se e keqja do vijojë të bashkëjetojë me ne: Sali Berisha nuk do të largohet nga Grupi Parlamentar i PD në shtator! Lulzim Basha as që e shtroi për diksutim ikjen e tij, duke zbuluar se nuk do ta zbatojë ultimatumin që i dha SHBA, poshtë dritares së zyrës në SHQUP.

Ironia e fatit e dashka që PD sot, ti detyrojë opozitarët tanë të hajnë bar pas 30 vjetësh pluralizëm, si dikur shqiptarët në monizëm. Fatkeqësisht, paralajmërimi i Ambasadores së SHBA në Tiranë, doli profetik. Partia që i dha fund izolimit gjysëmshekullor në Shqipëri, vendosi të bëhet antiamerikane dhe të izolohet nga perëndimi, për shkak të hallit personal të Sali Berishës dhe familjes së tij.

Pasi e udhëhoqi për 8 vjet me radhë PD nga ilegaliteti, duke u shtirur si pensionist politik, Sali Berisha ka vendosur që të dali hapur. U rikthye në SHQUP, jo vetëm për të marë pjesë në mbledhjen e radhës në parti, por për të mos u larguar më prej aty. Nga sot e tutje, Sali Berisha nuk do ta drejtojë më opozitën nga facebook në Gjirin e Lalzit, por nga zyra e tij ngjitur me godinën e Parlamentit në Tiranë.

Sali Berisha do të jetë prezent fizikisht e publikisht, brenda bunkerit të PD dhe opozitës shqiptare, në luftë kundër “imperializmit amerikan”. Kjo dëshmon se asgjë nuk kemi mësuar nga historia. Vendin e “Dajë Samit”, e ka zënë “Xhorxh Sorosi”. Armiku i jashtëm është për liderët e PD së sotme, ai që i treguan shqiptarëve të djeshëm, edhe komunistët. Tigri i dikurshëm prej letre kishte pamjen e Nixon, Ford dhe Regan, ndërsa sot ka marë për ta trajtën e Joe Biden, Antony Blinken dhe Yuri Kim.

Pas shpalljes non grata për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”, Sali Berisha nuk preferoi të pastrohej vetë, por vendosi ti hedhi demokratët në luftë me SHBA. Zgjodhi të sfidojë standardin e krijuar, sipas të cilit asnjë politikan që futet në listën e zezë, nuk mer mandat përfaqësimi në Parlament, pushtetin qëndror e atë lokal. Precedenti Adriatik Llallës nuk vlen për Sali Berishën. As kazusi i Tom Doshit që krijoi vetë, përmes kërkesës me shkrim që i dërgoi KQZ, nuk vlen për PD.

Kësisoj kemi arritur në pikën, kur po kuptohet se antikomunizmi komunist, e ka bërë plotësisht punën e vet gjatë këtyre 30 viteve në Shqipëri. Ndaj fatkeqësisht ashtu siç Majakovski shkruante dikur se “Kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini nënkuptojmë partia”, sot “kur themi Partia Demokratike nënkuptojmë Sali Berisha dhe kur themi Sali Berisha nënkuptojmë Partinë Demokratike”.

Edhe kur themi opozita, nuk nënkuptojmë më; edhe Lulzim Bashën, edhe Ilir Metën, edhe Monika Kryemadhin, edhe Dashamir Shehin, edhe Shpëtim Idrizin, edhe Vangjel Dulen, edhe Agron Dukën, edhe Fatmir Mediun… Jo. Sepse tani kur themi “Opozita e Bashkuar”, nënkuptojmë vetëm Sali Berishën dhe kur themi Sali Berisha, nënkuptojmë opozitën shqiptare! Alpenews

Tags: Alfred Pezalulzim bashasali berisha

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Britania e Madhe dhe talebanët në bisedime për evakuime të mëtejshme

Britania e Madhe dhe talebanët në bisedime për evakuime të mëtejshme

Vaksinimi i detyruar, studentët ngrihen në protestë

Vaksinimi i detyruar, studentët ngrihen në protestë

Bagdad/Refuzoi të martohej me kushëririn e saj, e vras*n me thikë në rrugë

Bagdad/Refuzoi të martohej me kushëririn e saj, e vras*n me thikë në rrugë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com