Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Më fute në burg, me q… nanën”, sulmi me trit*l i inskenuar

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më fute në burg, me q… nanën”, sulmi me trit*l i inskenuar

Shpërthimi i lëndës eksplozive në automjetin tip “Benz” në pronësi të ish-kandidatit për deputet dhe kreu i njërës prej sindikatave të Minatorëve të Bulqizës, rezulton i inskenuar. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes së shkuar në fshatin Dushaj. Nga hetimet dhe përgjimet, Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen, duke arrestuar shtetasin Alfred Debreshi, vëllai i Elton Debreshit. Nga përgjimet ambientale në burg, Alfredi i ankohet Eltonit se mbeti në burg, duke fajësuar atë për ngjarjen.

DËSHMIA E ELTON DEBRESHIT

Në dëshminë e tij në Polici menjëherë pas ngjarjes, Elton Debreshi, ka deklaruar se nuk kishte konflikte që mund të çonin në vënien e tritolit të automjetit të tij rreth orës 01:00 të mëngjesit të së premtes.

Ai ka pohuar se nuk dyshon tek askush, por se besonte se lënda plasëse i ishte vënë për presion, duke e lidhur këtë me denoncimet për çështjet e minatorëve të Bulqizës.

Debreshi ka deklaruar se pasi ka dëgjuar shpërthimin, ka dalë dhe ka parë makinën që nxirrte tym, duke i hedhur një kovë me ujë në mënyrë që të mos digjej.

“Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë, ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavarur për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time.

Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe te pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar Policinë.

Gjatë kohës që po prisja Policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën”, thuhet në dëshminë e Debreshit.

PËRGJIMET NDAJ ALFRED DEBRESHIT

Ndërsa vëllai i Eltonit, Alfred Debreshi, i cili është arrestuar nga Policia gjatë ditës së shtunës, pasi akuzohet se ka qenë ai që i ka vënë tritolin makinës, është shprehur se ditën që ka ndodhur ngjarja ndodhej te xhaxhai.

Nga përgjimet rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt pas vendosjes së lëndës shpërthyese mbi automjetin në pronësi të Debreshit, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “Më fute në burg, me q… nanën”, “e din se m’ke çu në burg o plak”, “na q… nanën mor burrë”.

Gjithashtu, vëllezërit kanë folur për mënyrën sesi do të deklarojnë në Polici.

Përgjimet kanë zbuluar edhe qëllimin e kësaj sajese të rrezikshme nga vëllezërit Debreshi. Fillimisht do të kërkonte azil në Francë Alfredi dhe më vonë edhe Eltoni, me pretekstin se ndiheshin të pasigurt në vendin e tyre. /Panorama

 

Tags: Alfred Debreshielton debreshi

TË LIDHURA

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë
Aktualitet

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Next Post
Zyrtarizohet nga Junajtid, Ronaldo: Këtë klub e kam pasur gjithmonë në zemër

Zyrtarizohet nga Junajtid, Ronaldo: Këtë klub e kam pasur gjithmonë në zemër

Nga Bush në Biden: Një luf*ë, katër presidentë amerikanë në Afganistan

Nga Bush në Biden: Një luf*ë, katër presidentë amerikanë në Afganistan

Tërheqja e SHBA nga Afganistani dominon titujt e mediave amerikane

Tërheqja e SHBA nga Afganistani dominon titujt e mediave amerikane







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos
Showbizz

“Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”/ Debat i ashpër mes Juelës dhe Mateos

by mirseda
15:14 | 14/03/2026
0

Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, mes Juelës dhe Mateos....

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

15:11 | 14/03/2026
Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

14:31 | 14/03/2026
“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

“Është thuajse i mposhtur”/ Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua!

14:06 | 14/03/2026
E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë

14:05 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com