E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Zyrtarizohet nga Junajtid, Ronaldo: Këtë klub e kam pasur gjithmonë në zemër

Kristiano Ronaldo është lojtari i ri i Mançester Junajtid. Ylli portugez do ta lidhë për dy vite me opsion zgjatjen edhe për një sezon tjetër.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi nga “Old Trafford”, të cilët e kanë bërë zyrtare me anë të një komunikate të publikuar në sajtin e tyre. Nga ana tjetër, Kristiano Ronaldo ka thënë fjalët e para si lojtar i ri i Junajtid:

“Mançester Junajtid është një klub që ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, dhe unë jam mbingarkuar nga të gjitha mesazhet që kam marrë që nga njoftimi i së premtes.

Mezi pres të luaj në “Old Trafford” përpara një stadiumi të tejmbushur, dhe të shoh përsëri të gjithë tifozët. Mezi pres të bashkohem me ekipin, pas pauzës së kombëtareve dhe shpresoj që të kemi një sezon shumë të suksesshëm përpara”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1100 mësues të infektuar, Ministrja e Arsimit flet për mbylljen e shkollave

Aktualisht në Shqipëri janë 1100 mësues të konfirmuar me Covid-19, dhe 1600 nxënës. Përpos situatës së rënduar me pandeminë, shtohet edhe frika për gripin...

Zgjedhjet e nxehta të 6 marsit, 10 pritshmëritë për 6 bashki

Nga: Roland Qafoku Vendimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit më shumë duket si një pushim i detyruar i kërkuar nga trajneri në...

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...