Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku, në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.
Deklarata e Sorecës, u bë ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi online me përfaqësues të institucioneve shqiptare të drejtësisë, teksa shtoi se ata duhet të zbatojnë standardet më të larta të mundshme.
Soreca u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi, pasi sipas tij, është prioriteti kryesor në Shqipëri.
“Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku në ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe të shërbejmë drejtësi për popullin shqiptar. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e nevojshëm për të zbatuar standardet më të larta të mundshme të BE-së. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioriteti kryesor i BE në Shqipëri”, shkruan Soreca në rrjetin social, Twitter.
All justice institutions should continue to work together on delivering efficiency, integrity and independence of the justice system. To rebuild trust in the judiciary and serving justice for the Albanian?? people. They should also show leadership and the necessary drive to…1/2 https://t.co/3rXf7v9TA0
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) July 14, 2021