Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tenderi abuziv me uniformat e policisë, jepet vendimi për 9 zyrtarët

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit (Emri)

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka marrë vendimin ditën e sotme, për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të cilët ishin të përfshirë në abuzimin me tenderin prej 2.8 miliard lekësh për uniformat e Policisë së Shtetit.

GJKKO la në fuqi masat e ”arrestit me burg” për 8 prej tyre, ndërsa vetëm për anëtaren e KVO, Anisa Bogdani u vendos masa e sigurise ”arrest shtëpie”, për shkak se ka kërkuar të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.

Seanca është bërë me dyer të mbyllura, ndërkohë që personat e dyshuar kanë mohuar akuzat pasi pretendojnë se kanë kryer një procedurë tenderimi konform rregullave dhe kritereve të prokurimeve publike.

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

SPAK firmosi të shtunën e 10 korrikut, urdhër-arrestet për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, nën akuzë për ‘shkeljen në barazi’ dhe ‘pjesëmarrje në tendera’. Tenderi për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit u nënshkrua kur në krye të Ministrisë së Brendshme, ministër ishte Sandër Lleshaj dhe tenderi kapte vlerën e mbi 2.8 miliardë lekësh.

Tenderi abuziv 

Në pjesën e dosjes, tregohet se një anëtare e Njësisë së Prokurimit, përkatësisht inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin, duke ngritur shqetësimin për abuzimin që po bëhej, por që sipas SPAK, “Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme”.

Siç tregohet në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh.

Tags: abuzimGJKKOtenderunforma e policisezyrtare

TË LIDHURA

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat
Aktualitet

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat

15:15 | 11/04/2026
Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat
Aktualitet

Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat

15:13 | 11/04/2026
Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi
Aktualitet

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

14:56 | 11/04/2026
Next Post

10 shprehje nga Skot Fitzxherald, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Pesë enigmat e mëdha shqiptare të vitit politik 2021

Po Lulzim, është e vërtetë: Peshku qelbet nga koka

Rriten infektimet në Holandë/ Kryeministri: Kërkoj falje që lehtësova masat







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat
Aktualitet

Iu gjet arsenal armësh në banesë, ish-ushtaraku u arratis sapo pa policinë. Nëna: S’janë tonat

by mirseda
15:15 | 11/04/2026
0

Zbardhen të tjera detaje nga baza e municioneve që u zbulua sot në Picallë të Tiranës. Gazetarja...

Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat

Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat

15:13 | 11/04/2026
Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

Balluku në Lushnjë: Fermerët kanë pasur mbështetje 12 vite në bujqësi

14:56 | 11/04/2026
Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

Tentoi të vriste Agron Asllanajn një vit më parë, arrestohet autori Imer Kameri

14:26 | 11/04/2026
U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

U dëmtua ndaj Vllaznisë, mbrojtësi i Partizanit kryen operacionin me sukses

14:22 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com