E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Rriten infektimet në Holandë/ Kryeministri: Kërkoj falje që lehtësova masat

Kryeministri i Holandës, Mar Rutte u ka kërkuar falje qytetarëve për lehtësimin e masave anti-covid në fund të muajit qershor, pasi në ditët e fundit në vend është regjistruar një rritje e rasteve me koronavirus.

Hollanda përshpejtoi lehtësimin e masave kufizuese muajin e kaluar, por rritja e rasteve me koronavirus ka arritur në nivelin më të lartë për vitin 2021, shkruan Euronews.

Duke folur para gazetarëve të hënën, Rutte pranoi se vendimi për të lehtësuar masat ishte e gabuar. “Ajo që menduam se ishte e mundur doli të jetë e gabuar në praktikë. Ne bëmë një llogaritje të gabuar, jemi të zhgënjyer për këtë dhe kërkojmë falje,” tha ai.

Vendimi për të rivendosur disa kufizime, vetëm dy javë pasi u hoqën, ka çuar gjithashtu në kritika të forta ndaj Kryeministrit dhe Ministrit Hollandez të Shëndetësisë Hugo de Jonge.

Rutte pranoi se qeveria nuk kishte qenë “mjaft autokritike” kur rivendosi kufizimet të premten. Kryeministri kishte thënë se vendimi fillestar për të lehtësuar masat ishte “logjik dhe i përgjegjshëm në atë kohë”. Masat e reja pritet të zgjasin deri më 13 gusht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...