Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania liron sërish masat kufizuese për udhëtimet

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania liron sërish masat kufizuese për udhëtimet

Nëse një vend klasifikohet si një zonë e variantit të virusit, udhëtimi nga atje në Gjermani është pothuajse i pamundur. Gjermania ka ndryshuar prapë listën e vendeve për udhëtime.

Qeveria federale ka vendosur të pezullojë një pjesë të madhe të kufizimeve, të vendosura më parë ndaj Portugalisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si dhe Rusisë, Indisë dhe Nepalit, për shkak të përhapjes në këto vende të varianteve veçanërisht ngjitëse të virusit Corona. Instituti Robert Koch njoftoi se këto vende do të hiqen nga lisa e vendeve të variantit të rrezikshëm të virusit dhe do të futen në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, prej ditës së mërkurë. Kjo do të thotë se të gjithë udhëtarët nga këto vende prapë mund të futen në Gjermani. Personat e vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga Covid-19, nuk janë të detyruar të futen në karantinë, ndërsa personat e tjerë duhet të futen në karantinë, por mund ta shkurtojnë ate.
Reisepass Großbritanien

Kush ishte më gjatë në listë

India ishte klasifikuar si një zonë e variantit të virusit në fund të prillit, Nepali dhe Britania e Madhe u futën në këtë listë në maj, ndërsa vendi anëtar i Bashkimit Evropian,Portugalia si dhe Rusia, u futën në këtë listë në qershor. Për vendet në këtë listë, që konsiderohet edhe si kategoria më e lartë e rrezikut nga virusi Corona, ka kufizime drastike për hyrje në Gjermani. Konkretisht, kjo do të thotë se kompanitë ajrore, autobusët dhe trenat nuk lejohen të transportojnë njerëz nga zona të ndryshme të virusit në Gjermani, nëse nuk janë shtetas gjermanë ose nuk kanë një vendbanim në Gjermani. E nëse dikush futet në Gjermani nga zonat e varianteve të virusit, atëherë duhet të jetë në karantinë 14 ditë – pavarësisht se a është i vaksinuar apo i shëruar.

Deutschland Flughafen Berlin-Brandenburg (BER)

Me heqjen e këtyre vendeve nga lista e vendeve me variante të virusit, dhe renditja në vende me rrezikshmëri të lartë, hiqet edhe ndalimi i udhëtimit të shtetasve të këtyre vendeve në Gjermani, që do të thotë se hyrja në Gjermani është e mundur përsëri për të gjithë personat që duan të vijnë në këtë vend. Personat e vaksinuar plotësisht si dhe ata të shëruar nuk duhet të futen në karantinë. Ndërsa të tjerët duhet të futen në karantinë për dhjetë ditë, por karantinën mund ta shkurtojnë pas pesë ditësh, nëse bëjnë një test dhe rezultati del negativ.

Frika nga Delta

Kancelarja Angela Merkel kishte njoftuar që javën që shkoi se mund të ketë lehtësime për disa vende, por pa përmendur emrin e tyre. Një javë më parë, në samitin e BE-së në Bruksel, ajo kishte këmbëngulur pa sukses, për rregulla unike për udhëtime në BE, me qëllim parandalimin e përhapjes së variantit Delta të virusit Corona.

Ky variant është përhapur ndërkohë dukshëm edhe në Gjermani, pavarësisht faktit që numri i infektimeve në këtë vend ka rënë shumë kohët e fundit dhe është shumë më i ulët se në Portugali apo Britani të Madhe. Pas heqjes së këtyre pesë vendeve nga lista e vendeve të variantit Corona, tani kanë mbetur vetëm edhe 11 vende në këtë listë. Ndër to janë edhe Brazili, Uruguai, Afrika e Jugut dhe disa vende në Afrikë. /DW

Tags: Gjermaniapandemiaudhëtimet

TË LIDHURA

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta
Bota

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

14:52 | 13/10/2025
Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren
Bota

Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

14:48 | 13/10/2025
Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka
Bota

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

14:47 | 13/10/2025
Next Post
Shpërthen bombola e gazit në Koplik, plagoset rëndë e zonja e shtëpisë

Shpërthen bombola e gazit në Koplik, plagoset rëndë e zonja e shtëpisë

Thirrja urgjente nga BE: Kryetari i AMA-s të mos zgjidhet sot, por në shtator

Thirrja urgjente nga BE: Kryetari i AMA-s të mos zgjidhet sot, por në shtator

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 7 korrik 2021







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi
Politikë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe Malltezi, ja kur jepet vendimi

by mirseda
14:53 | 13/10/2025
0

Gjykata e Posaçme mori dy javë kohë që të dalë me një vendim lidhur me kërkesat paraprake...

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

“Do hakmerremi”, Kina paralajmëron Trumpin kundër tarifave më të larta

14:52 | 13/10/2025
Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

Kryeministri izraelit: Paguam një çmim të lartë për fitoren

14:48 | 13/10/2025
Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

Trump: Falenderoj dikë që e do më shumë Izraelin, vajzën time Ivanka

14:47 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com