Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Haradinaj: Kurti po rrezikon partneritetin me SHBA-të

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Haradinaj: Kurti po rrezikon partneritetin me SHBA-të

Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të përgënjeshtrojë deklaratën e zëdhënësit të tij, se marrëveshja e firmosur në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë, nuk është legjitime.

Sipas tij, qeveria e Kosovës e drejtuar prej Kurtit, po rrezikon seriozisht partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë!

Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën. Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër! RH”, shkruan Haradinaj në rrjetin social, Facebook.

Çfarë deklaroi zëdhënësi i Kurtit ditën e djeshme

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu deklaroi se marrëveshja e firmosur në Uashington midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka legjitimitet, pasi dokumenti nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kryeziu u shpreh se marrëveshja midis dy vendeve është nënshkruar nga Qeveria Hoti, që sipas tij ishte jo legjitime.

Ndër të tjera, ai tha se janë në kontakt me SHBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët.

“Për ta përsëritur një qëndrim të kamotshëm të kryeministrit Kurti më duhet të them se së pari ai dokument nuk e ka vlerën dhe natyrën juridike të një marrëveshjeje për shkak se asnjë nuk është sjellë në Kuvend as për t’u diskutuar as për ta marrë mbështetjen e Kuvendit dhe si i tillë me të drejtë është quajtur si dokument me zotime të njëanshme të një Qeverie e cila në kohën e nënshkrimit të këtij dokumenti ishte pa legjitimitet dhe më pastaj në ndërkohë u pat vërtetuar se nuk gëzon ligjshmërinë e nevojshme për të qenë në Qeveri. Përtej asaj ne jemi në kontakt me ShBA-në për të punuar së bashku për temat të cilat kanë interes të përbashkët” ,tha Kryeziu.

Tags: Albin KurtikosoveRamush HaradinajSHBA

TË LIDHURA

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut
Rajoni

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK i heq mikrofonin Albin Kurti
Rajoni

Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK i heq mikrofonin Albin Kurti

19:20 | 03/04/2026
Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen
Rajoni

Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen

11:19 | 03/04/2026
Next Post
Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër koron*virusit

Maqedoni e Veriut, regjistrohet rasti i dytë me variantin indian të Covid-19

Mbrojtja e kafshëve, aktivistët durrsakë betejë me pasigurinë dhe indiferencën

Mbrojtja e kafshëve, aktivistët durrsakë betejë me pasigurinë dhe indiferencën

Spanja në avantazh ndaj Polonisë, VAR-i ”ndihmon” Moratën

Spanja në avantazh ndaj Polonisë, VAR-i ''ndihmon'' Moratën







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com