E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Maqedoni e Veriut, regjistrohet rasti i dytë me variantin indian të Covid-19

Në Maqedoninë e Veriut, është regjistruar rasti i dytë me variantin indian të Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se bëhet fjalë për rast të izoluar dhe se gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme.

Personi i infektuar me variantin indian, aktualisht po merr trajtim mjekësor në një klinikë private në Shkup, shkruan Alsat.

Megjithatë, Filipçe është shprehur se ende nuk ka nevojë që të merren masa shtërnguese.

“Kemi edhe një rast të ri më llojin indian të virusit Kovid-19 dhe i njëjti po kurohet në një klinikë pritave. Ekziston frikë gjithkund sa i përket virusit të llojit indian ose ndonjë mutacioni tjetër, gjë për të cilën diskutuam edhe në procesin Berlinit. Pasqyra epidemiologjike në rekomandon se nuk duhet masa shtrënguese të reja,” u shpreh Filipçe.

Ndërkohë, ditën e sotme mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, kanë nisur të rivaksinohen në Serbi, ku më parë kishin marrë dozën e parë kundër koronavirusit. Sipas të dhënave jozyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për rreth 15 mijë persona që të shtunën dhe të dielën do të marrin dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Ata janë persona nën moshën 60 vjeç, që nuk kanë pasur mundësi të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...