Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ashensori i pallatit nga kati 3, askush s’ka vënë dorë mbi të përveç hajdutëve

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ashensori i pallatit nga kati 3, askush s’ka vënë dorë mbi të përveç hajdutëve

Fiks Fare risolli në vëmendje edhe njëherë pallatin 8-katësh në Durrës, i cili duhet të kishte të instaluar ashensorin nga kati 0 apo nga kati 1, por që i fillonte ashensori në katin e tretë.

Pas tërmetit të 26 nëntorit , pallati është shkatërruar, ndërkohë që ekspertët e huaj janë çuditur nga vendosja e ashensorit në katin e tretë. Aktualisht, pallati 8-katësh në zonën e Shkozetit është shpallur i pabanuar që nga nëntori i 2019 dhe ende është lënë në mëshirë të fatit.

Banorët u ankuan sërish në Fiks Fare se pas kaq kohësh askush nuk i ka lajmëruar se çfarë do të bëhet.  Ata shprehen për Fiksin se kanë mbetur duke ndërruar shtëpi me qira dhe se çfarë do bëhet me shtëpitë e tyre askush nuk u jep një përgjigje.  Gjithashtu ata ngrenë zërin me të madhe, pasi në pallat kanë filluar vjedhjet në masë.

“Nuk kanë lënë dyer e dritare pa marrë. Madje edhe sahatet e ujit i kanë vjedhur nga pallati, plus komplet inskabujt elektikë dhe hidrosanitaret e tualeteve apo edhe elektorshtëpiaket” shprehet njëri prej banorëve.  Ndërsa dikush tjetër thotë se më shumë pallati është prishur dhe degraduar nga hajdutët dhe heshtja e instancave se sa nga tërmeti i 26 nëntorit.”

” Ne jemi interesuar në bashki, por ata edhe kur vijnë në këtë pallat vijnë fshehurazi dhe nuk na njoftojnë ne banorëve” shprehet njëri prej tyre duke pohuar se nuk e dinë se çfarë fati do ketë pallati i tyre , do prishet apo do rikonstruktohet. “Të paktën të na thonë se ku do vemi. Jetojmë me qira, na japin bonus, po ngelëm me plaçka në duar”  shtojnë banorët.

Edhe nga  vëzhgimi që bëri brenda pallatit Fiks Fare shihen qartë dëmtimet e tij si dhe vjedhjet që janë bërë. Madje edhe ashensori i famshëm që fillon në katin e tretë të pallatit 8 katësh mbi të duken qartë tullat e dëmtuara. Dhe vetë banorët e vënë në dukje duke thënë që ashensori duhet të jetë në kafaz të betonizuar dhe jo me tulla.

Pallati është ndërtuar në vitin 2009, nga ndërtuesi Maksim Cani. I cili rikontaktohet nga Fiksi.  I pyetur për ndonjë info në lidhje me pallatin dhe se çfarë do behët me të, ndërtuesi Cani shprehet se bashkia i ka kërkuar zyrës së projektimit të bëj një projekt për rindërtimin, dhe ky projekt akoma nuk ka ardhur. “Aty ka një akt-kontrolli që është bërë nga grupi i specialistëve shqiptarë dhe të huaj, pastaj është bërë një rivlerësim nga Instituti i

Ndërtimit, i cili ka përcaktuar që ai ka rezistuar si konstruksion, por do bëhen riforcimet e nevojshme për të cilat është ngarkuar studio e projektimit që të bëj këtë projekt. Të presim projektin dhe preventivin dhe bashkia pastaj  të tenderojë firmën që do e rindërtojë” shprehet ndërtuesi Cani. pyetjes së gazetarit nëse do e rindërtonte ai si ndërtues z. Cani përgjigjet” Jo unë e kam dorëzuar atë, do ta ndërtojë bashkia  me tenderë siç bën me gjithë të tjerët.”

E pyesim edhe për ashensorin nga kati 3-të, na thotë se “zbarova vetëm projektin, ashtu ishte projektuar”.

Pas kësaj përgjigje, Fiksi u interesua pranë Bashkisë Durrës,  për të ditur se në çfarë faze është rregullimi i pallatit. Bashkia tha se ka kontraktuar një firmë private Arkonstudio, e cila duhet të bëjë ekspertizat për gjendjen e pallatit. Më pas, kjo firmë duhet t’i dërgojë këto ekspertiza në Institutin e Ndërtimit, ku duhet të hartohet preventivi për gjendjen dhe koston. Nëse kostoja i kalon 70 % të vlerës së pallatit, atëherë do të shembet dhe do të ribëhet nga e para.

Por, deri më tani, këto procedura me lekët e buxhetit të shtetit jo të firmës që e ndërtoi, ende nuk janë bërë . Për pasojë banorët ende janë në mëshirë të fatit!/Top Channel

Tags: “Fiks Fare”ashensorifierpallati

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Greqi/ Ja momenti i ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në lokal (Video)

Greqi/ Ja momenti i ekzekutimit të 32-vjeçarit shqiptar në lokal (Video)

Berisha ‘non grata’/ Lubonja: Axhenda Trump e ndryshimit të kufijve në Ballkan?

Opozitarizmi përballë fazës së re të politikës ''krimi ndjell krimin''

Krimi brenda familjes në Librazhd/ Gazetarja Hoxha: Shkak mendohet xhelozia

Krimi brenda familjes në Librazhd/ Gazetarja Hoxha: Shkak mendohet xhelozia







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com