E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Krimi brenda familjes në Librazhd/ Gazetarja Hoxha: Shkak mendohet xhelozia

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku 56-vjeçari Qemal Bici vrau me sopatë bashkëshorten e tij 53-vjeçare Menturie Bici, dhe më pas i dha fund jetës së tij.

E ftuar në emisionin ”Open” në Top Channel, Hoxha tha se sipas burimeve jozyrtare, shkak për ngjarjen e rëndë, mendohet se ishte xhelozia.

Ndër të tjera, Hoxha bëri me dije se autori Qemal Bici, njihej si një person i alkoolizuar dhe i dhunshëm.

Anila Hoxha: ”Jozyrtarisht thonë se çifti jetonte me djalin 20 vjeç që nuk ishte aty, por kur erdhi gjeti mamanë të masakruar të mbytur në gjak, pastaj gjeti babain. Paraprakisht thuhet se ka ndodhur për motive xhelozie. Ne pamë që gjatë pandemisë kishte një shtim të kërkesave për urdhër mbrojtje. Ajo që kam vërejtur është se shumica e këtyre kërkesave vijnë dhe janë shkaktuar nga bashkëshortë të alkoolizuar ose të varur nga droga.”

Çifti ishin prindër të katër fëmijëve, ku ka qenë pikërisht njëri prej tyre, që i ka gjetur ata të pajetë. Fëmija ka parë fillimisht të ëmën e pajetë në banesë, dhe më pas edhe babanë e varur në pamë, dhe i shokuar ka njoftuar policinë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...