Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Publikohen pamjet e grabitjes së banesës, autorët vjedhin edhe rrotën e djathit

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Publikohen pamjet e grabitjes së banesës, autorët vjedhin edhe rrotën e djathit

Një çift të moshuarish kanë denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan vjedhjen e banesës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në Cërrik në lagjen Nr.3 më 2 Mars 2021. Bëhet fjalë për çiftin Tahir dhe Sabire Sulmina. Dy të moshuarit ishin larguar në një fshat, pasi u kishte ndodhur një fatkeqësi, kur u ndodhi grabitja në banesë.

Ata thonë se grabitësit kanë marrë mbi 1300 Euro, bizhuteri me vlerë, rroba, ushqime madje dhe një rrotë djathi. Kamerat e shtëpisë kanë fiksuar dy persona, njëri me maskë për Covid dhe me kapuç, tjetri me maskë për Covid dhe kapele me strehë. Njëri ruan me pistoletë, tjetri kryen vjedhjet në banesë dhe sendet e vjedhura i fusin në çanta.

Çifti i të moshuarve tregon se grabitësit shkuan në banesën e tyre sapo ata ishin larguar. Sabire dhe Tahir Sulmina kanë frikë për jetën e tyre. Zonja e shtëpisë shprehet se nuk guxon të dalë as në oborr. Ndërsa përmend një emër për të cilin dyshon se ka lidhje me grabitësit dhe sipas saj është personi që i informoi.

Sabire Sulmina: Më 2 Mars unë rregullova bagëtitë e mia, gjelat e detit, pulat i futa brenda në kasolle, edhe një motor që kishte burri. Në orën 11:03 dolëm deri poshtë te rruga. I hipëm furgonit dhe ikëm. Na kanë vjedhur rrobat tona më të mira që kishim të dasmave, edhe na kanë vjedhur 1370 Euro plus një rrotë djath, 1 kg kafe, aparatet e diabetit, aparatet e tensionit. Nuk kanë lënë gjë këtu pa marrë. Bizhuteritë m’i kanë marrë, dy palë vathë edhe 1 varëse. Ndihem e pambrojtur nga shteti, mua më duket sikur m’i ka sjellë shteti. Policia ha e pi birra nëpër klube me shokët e atyre që janë lekista, unë s’kam lekë t’u jap, unë jam e sëmurë për veten time. Unë kam frikë të rri në shtëpinë time, kam mall të dal në oborr, kam mall për atë Zot të dal në oborr, kam mall të shoh Diellin, por rrimë brenda në shtëpi, na marrin fëmijët 3-4 herë në ditë në telefon.

Tahir Sulmina: Unë nuk e njoh. Njëri është i dukshëm se nuk ka maskë. Njëri është shumë i dukshëm dhe shumë i pashëm. Shteti mund ta nxjerri.

Sabire Sulmina: Ata janë në lagje, kalamajtë e lagjes tonë janë, po janë të rritur nga 25-30 vjeç. Janë të gjithë të lagjes, hajdutë kanë qenë më përpara. I ka studiuar lëvizjet, se unë pata njeriun 11 ditë këtu, Fadil Barjamin. Edhe atë ditë Fadil Bajramit i kam thënë do ikim në Elbasan për të thyer lekët.  Kur ne ikëm, ka ardhur ai këtu, s’na ka gjetur neve… ai është më bashkëpunuesi me ata. Ai e di shtëpinë time, ku është luga e ku është piruni. Ky, atë që mendoj unë atë me pistoletë, e ka nip. E mora atë e fiku telefonin, vajti policia e gjeti me telefon fikur. Ai iku s’u duk më këtu.  

Ankesa e të moshuarve është se Policia e Cërrikut veproi vetëm një herë, kur ndodhi vjedhja, dhe më pas asgjë nuk është bërë dhe ata nuk kanë informacion se në cfarë faze është hetimi i kësaj çështje.  /tvklan.al

Tags: "STOP"grabitjete moshuaritvjedhje

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Banorët e Kombinatit pa mjek imazherist, askush nuk aplikon për vendin vakant

Banorët e Kombinatit pa mjek imazherist, askush nuk aplikon për vendin vakant

Ambasadori i Palestinës në Beograd: Nuk e njohim Kosovën

Ambasadori i Palestinës në Beograd: Nuk e njohim Kosovën

Zhdukjet e dyshimta në Vlorë dhe në Burrel, Hoxha: Çfarë ka ndodhur me kufomat

Ekzekutimi i Çakës/ Hoxha: Nis në Spanjë, nga 2008-ta deri më sot ka 7 të vrarë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com