Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Banorët e Kombinatit pa mjek imazherist, askush nuk aplikon për vendin vakant

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Në qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit në Tiranë nuk kryhet shërbimi i ekografisë prej 1 viti e gjysmë. Ky është shqetësimi i banorëve të kësaj zone, të cilët janë ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan.

Qytetarët duhet të shkojnë në poliklinikë në zonën e 21 Dhjetorit dhe aty duhet ta planifikojnë kontrollin, gjë që shkon deri në 3 muaj.

“Jam banore e zonës Kombinat. Kam vajtur disa herë në qendrën shëndetësore në Kombinat për të bërë një eko dhe përgjigjia më është kthyer që është aparatura por nuk ekziston personel. Kemi 1 vit gati që gjithë njerëzit e kanë bërë te privati. Shkoj te mjeku i familjes, më jep rekomandim për të vajtur te 21 Dhjetori. Kur te 21 Dhjetori shkojmë planifikojmë për 2 muaj, 3 muaj se ka shumë njerëz. Dhe detyrohemi pastaj të shkojmë te privati që nuk e përballojmë dot. Kërkojmë nga ju që ta bëni problem që të rregullohet për gjithë banorët e zonës së Kombinatit se është shumë shqetësim i madh për të gjithë”, shprehet një qytetare.

Kamera e fshehtë e Stop shkoi në qendrën shëndetësore, ku punonjësit aty na thanë se nuk ka mjek imazherist pasi askush nuk ka aplikuar për vendin vakant. Mjeku që ishte ka dalë në pension dhe askush nuk ka shprehur interesin për këtë pozicion.

Stopi: Këto ekot ku bëhen?

Punonjësja: Ç’a eko?

Stopi: Barku!

Punonjësja: S’ka eko. Ka një vit e gjysmë, që s’ka eko. Ka dalë në pension ai.

Stopi: Po ku ta bëj unë atë?

Punonjësja: Shko tek 21-shi!

Stopi: Do zgjidhet? Se u meruam kështu, ik andej, hajde këtej?

Punonjësja: Ç’a të bësh?!

Gazetarja e emisionit Stop bisedoi me drejtuesin e qendrës shëndetësore, i cili tha se imazheristët preferojnë më shumë klinikat apo spitalet private dhe se tani çdo gjë varet nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori: Qëndron problemi, se këtu nuk ka mjek imazherist. Domethënë është vendi vakant, ka dalë në portal, por nuk vjen njeri.

Gazetarja: Si ka mundësi, që prej një viti e gjysmë dhe askush nuk ka ardhur?

Drejtori: S’ka ardhur. S’ka kërkesa i bie.

Gazetarja: E keni bërë ju problematike, që prej një viti e gjysmë nuk kemi mjek?

Drejtori: Po, po! Sa herë, që na kërkohen vendet vakante, sepse na kërkohen cdo muaj, ose cdo dy muaj, e kemi cuar. Ne i referojmë tek 21-shi, po i bie goxha me vonesë, ngaqë janë me fasha orare. Nuk është puna se çalon pjesa nga ne.

Gazetarja: Se është shumë e çuditshme, në Tiranë mos të dojë një mjek imazherist të vijë këtu?

Drejtori: Po s’duan! S’duan të vijnë me 500 mijë lekë-600 mijë lekë, sa është rroga këtu. Duan të punojnë në privat me 2 milionë lekë. Sepse imazheria është një nga profesionet e kërkuara. Është e thjeshtë.

Gazetarja: Po të kishit mbajtur mjekun, që doli në pension të paktën! Ta kishit mbajt pak më shumë!

Drejtori: S’e di këtë pjesë. Shtyrjet e pensionit i bën Ministria./tvklan.al

Tags: aplikimKombinatmjek imazherist

TË LIDHURA

Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

11:10 | 08/06/2026
Next Post

Ambasadori i Palestinës në Beograd: Nuk e njohim Kosovën

Ekzekutimi i Çakës/ Hoxha: Nis në Spanjë, nga 2008-ta deri më sot ka 7 të vrarë

Gazetarja Lala: Ka një dëshmitar për ekzekutimin e Everest Çakës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

by mirseda
11:48 | 08/06/2026
0

Protestat masive që kanë përfshirë Shqipërinë ku behet thirrje pre dorëheqjen e qeverisë vijojnë të tërheqin vëmendjen...

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

11:10 | 08/06/2026
BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 15: Albanian National Flag and European Union flag are seen as High Representative of the European Union (EU) for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Council Federica Mogherini (not seen) and Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati (not seen) attend a meeting of EU - Albania Stabilisation and Association Council in Brussels, Belgium on November 15, 2017. (Photo by Dursun Aydemir/Anadolu Agency/Getty Images)

“Mbro natyrën, sa je në kohë!”, Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës, mesazhi i fortë

11:03 | 08/06/2026

KAPITUJT E INTEGRIMIT/ Gonzato: Siguria ushqimore nuk është thjesht një procedurë teknike

10:46 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com