Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rindërtimi, Meta: Qeveria po shkatërron pronat në zonën e Kombinatit

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ilir Meta duhet të bëjë betejën e tij reale me SHBA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë dhe Bahskinë e Tiranës, lidhur me procesin e rindërtimit në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Meta shprehet se ky proces po zhvillohet në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente.

Kreu i Shtetit, teksa është njohur me peticionin e banorëve, tha se qeveria dhe Bashkia Tiranë, me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre.

Ndër të tjera, Meta bëri thirrje për tërheqje nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës.

Postimi  i Presidentit Meta në rrjetin social, Facebook

Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë.

Jam njohur me peticionin e dërguar nga një grup qytetarësh të kësaj zone dhe i kam kërkuar zyrtarisht, që prej muajit shkurt 2021, Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë të vlerësojnë ankesat e parashtruara me objektivitet dhe paanshmëri.

Deri tani asnjë angazhim serioz prej tyre, që të reflektojë zgjidhjen e çështjeve të ngritura me të drejtë nga këta qytetarë.

Me pretekstin e rindërtimit të pronave të dëmtuara nga tërmeti dhe me alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre.

Në këtë mënyrë Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë po ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë. 

I bëj thirrje Qeverisë ende në detyrë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon.

Neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garanton pronën private të çdo qytetari.

Ndaj nuk ka VKM apo Akt Normativ, që mund të cënojë këtë të drejtë të shenjtë apo më keq akoma, t’i largojë forcërisht qytetarët nga pronat e tyre, pa një proces të rregullt ligjor.

Duke i falënderuar qytetarët e “Kombinatit” për shqetësimin, që më kanë përcjellë, i garantoj se do t’i mbroj me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore të drejtat e tyre kushtetuese.

Tags: ilir metaKombinatrindërtimi

TË LIDHURA

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

22:24 | 28/01/2026
Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji
Aktualitet

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Next Post
Mori vaksinën/ E moshuara-Ramës: Kush thotë se nuk ke punuar, iu thaftë goja

Mori vaksinën/ E moshuara-Ramës: Kush thotë se nuk ke punuar, iu thaftë goja

’31 raste me tromboze’/ Gjermania ndalon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

'31 raste me tromboze'/ Gjermania ndalon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s

Basha në Patos: Do bëj gjithçka që fëmijët të mos largohen nga Shqipëria

Basha në Patos: Do bëj gjithçka që fëmijët të mos largohen nga Shqipëria







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com