Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kthimi i tifozëve në stadium për ndeshjen me Anglinë, Duka i dërgon letër Ramës

4 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Duka intervistë për median italiane: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka i ka dërguar një letër kryeminsitrit Edi Rama, pas refuzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për të patur tifozë në stadium, gjatë ndeshjes së kombëtares me Anglinë, më 28 mars.

Duka thotë se kjo përballje do të jetë historike, ndaj është thuajse e domosdoshme për imazhin e futbollit tonë që të ketë një prani tifozësh në stadium, qoftë edhe ata që janë vaksinuar, nëse të pavaksinuarit përbëjnë problem.

Duka shprehet se i ka konsumuar të gjitha kërkesat burokratike në vend, ndaj ka mbetur vetëm Rama si hallka e fundit për të bërë të mundur një ndeshje me tifozë, në sfidën Shqipëri-Angli.

Letra e plotë e Armand Dukës

I nderuar zoti Kryeministër!

Uroj të kem vëmendjen tuaj të plotë, në prag të një përballjeje historike dhe të shumëpritur me Anglinë, që rikthehet në Shqipëri pas plot dy dekadash. Një përballje që prej javësh na ka vendosur në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore, ku imazhi i futbollit tonë pasqyrohet me nota shumë pozitive dhe shikohet në rritje të vazhdueshme.

Po ju drejtohem ju, sepse ne i kemi konsumuar të gjithë shkallët e procesit burokratik duke i shkruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga të cilët kemi marrë përgjigje refuzuese për praninë e një numri të reduktuar të tifozëve në stadium, siҫ e lejon dhe qeveria europiane e futbollit, UEFA.

“I nderuar z. Kryeministër!

Duke parë që në vendin tonë shumë biznese me grumbullime masive njerëzish vazhdojnë aktivitetin normalisht, do të shpresoja shumë që ju të ndihmonit ekipin Kombëtar shqiptar dhe tifozët tanë të zjarrtë për të qenë të pranishëm në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit Katar 2022. Ne kemi një stadium modern, me standartet më të larta botërore, që na lejon të kemi minimalisht 30% të tifozëve në stadium, duke mundësuar shmangien e ҫdo rreziku nga virusi Covid-19.

Nëse kjo prani e limituar tifozësh shikohet ende si një problem nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, atëherë do ju propozoja që të lejohen në stadium të gjithë personat që janë vaksinuar dhe kanë përfituar nga procesi i vaksinimit masiv që ju si Qeveri po zhvilloni në mbarë trojet shqiptare.

Duke marrë parasysh faktin se Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendosi që grumbullimi i më shumë se 10 personave pas 25 marsit është i lejuar, jam besimplotë që ju do ta merrni në konsideratë këtë kërkesë në të mirë të futbollit shqiptar dhe dashurisë që kanë tifozët tanë për fanellën kuqezi.

Sinqerisht,

Armand Duka”

Tags: Armand Dukaedi ramaLetërstadiumtifoze

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore
Sport

Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore

21:07 | 28/06/2025
Next Post
Bozo: Zgjodha PS-në se mban premtimet, Rama menaxhoi tërmetin dhe pandeminë

Bozo: Zgjodha PS-në se mban premtimet, Rama menaxhoi tërmetin dhe pandeminë

KPA përjashton 15 vjet nga drejtësia prokurorin Bilbil Mete

KPA përjashton 15 vjet nga drejtësia prokurorin Bilbil Mete

Studimi: Të dhënat mbështesin lidhjen e Covid-19 me humbjen e dëgjimit

Studimi: Të dhënat mbështesin lidhjen e Covid-19 me humbjen e dëgjimit

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com