Bozo: Zgjodha PS-në se mban premtimet, Rama menaxhoi tërmetin dhe pandeminë

Inxhinierja Luljeta Bozo, do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë prezantimit të kandidatëve nga kryeminsitri Edi Rama, ajo ka treguar se pëse ka zgjedhur këtë forcë politike.

Bozo u shpreh zgjodhi të ishte me PS-në, pasi kjo e fundit, i mban premtimet që ka  dhënë.

Sipas saj, ndryshe nga vendet e tjera, qeveria në vendin tonë ka arritur të menaxojë më së miri, tërmetin e 26-nëntorit si dhe pandeminë e Covid-19.

Luljeta Bozo: ”Ne inxhinierët i kemi të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë nuk më kishte shkuar mendja. Duke pasur në konsideratë me mendimin e të gjithë njerëzve, që kërkonin që në Shqipëri të kishte njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend. Zgjodha PS, sepse mban premtimet që jep dhe në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira pandeminë dhe Covid-19.

PS ka bërë reforma të pakrahasueshme gjatë kësaj periudhe. Duhet t’i japim mbështetjen dhe në madatin e tretë që të mos lërë punën përgjysmë. Vetëm qeveria jonë ka ditur ta menaxhojë më së mirë pandeminë dhe tërmetin. Jam shumë me besim që ne si skuadër që partia Socialiste të fitojë edhe këtë mandat te tretë.”