Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

I vranë të birin për kondicionerin, babai: “Nuk e dua më jetën! S’ka drejtësi”

5 vjet ago
in Aktualitet, Të Gjitha
I vranë të birin për kondicionerin, babai: “Nuk e dua më jetën! S’ka drejtësi”

Ishte gushti i vitit 2019, kur 26-vjeçari Indrit Çelaj kishte dalë për të punuar në kryeqytet si në çdo ditë tjetër të tij.

Fati e deshi që të ishte në vendin dhe në kohën e gabuar. U gjend në vilën e familjes Kusi për të montuar një kondicioner që rrjedhjen e një tubi e pagoi me jetën e tij.

Më i madhi nga djemtë e familjes, Griseldo Kusi, e qëlloi me një plumb në kokë. Për ngjarjen u arrestua dhe djali tjetër i familjes, Albani, babai i tyre, Bujari, dhe 3 punëtorë.

Pas rreth 18 muajsh hetim dhe gjykim, organi i Akuzës kërkoi për autorin kryesor të kësaj vrasje 21 vite burg, duke i pranuar edhe gjykimin e shkurtuar.

Kjo ishte një vrasje e dytë për babain e Indrit Çelajt. Nga studio e emisionit “Me zemër të hapur, në News24, Batjar Çelaj foli:

Batjari: Lajmin e pretences për vrasjen e djalit e mora vesh nga televizori. Gruas i ra të fikët. Nuk kemi më besim nga drejtësia. Kemi kërkuar edhe sendet personale të djalit. Nuk na i kanë dhënë. Po flasim me avokatin.

Evis Ahmeti: Sa vlen jeta e një njeriu në Shqipëri?
Batjari: Këtu nuk kam asnjë lloj shprese, s’ke ku të kërkosh një të drejtë. Më vjen neveri kur shoh politikanë që flasin. Më morën djalin në atë moshë e pa asnjë faj. Sindikatat duhet të kishin reaguar. Shteti duhet të reagonte. Jam i vetëm në këtë betejë. Kisha shpresë vetëm te ky gjyq. Politika thotë rinia të kthehet në Shqipëri. Ku të kthehet? Kam hetimin paraprak. Mirë që e vranë djalin, por e mbajtën edhe 4 orë aty. Si akuzohen të tjerët për moskallëzim krimi.

Evis Ahmeti: A e ke takuar prokurorin?
Batjari: Jo. Kam kërkuar ta takoj, por s’ka pranuar. Edhe policisë i kam kërkuar të më japë patentën e djalit dhe telefonat. Kam qenë në gjyq, kemi kundërshtuar gjykimin e shkurtuar.

Evis Ahmeti: Si e përjetove kur dëgjove pretencën?
Batjari: Nuk e dua më jetën. Ç’është ky shtet? Kujt ti drejtohem. Një herë në 24 orë ushqehemi sa për të mbajtur frymën gjallë, se nuk na bën zemra. E kisha djalin të shkëlqyer. Punonte dhe nuk i binte njeriu në qafë. Nuk thoshte një herë një fjalë të pisët. E bëra 2 metra dhe ma vranë kot. As në kanun nuk lejohet ta vrasin brenda shtëpisë.

(BalkanWeb)

Tags: drejtesiaIndrit Çelajvrasje

TË LIDHURA

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
Next Post
10 shprehje nga Leo Tolstoi që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Leo Tolstoi që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Basha prezanton librin: Arsyet pse ‘Misioni im’ është një letër për shqiptarët

Basha prezanton librin: Arsyet pse 'Misioni im' është një letër për shqiptarët

Basha kujton bisedën me bashkëshorten: Më mbeti në mendje fjala e saj

Basha kujton bisedën me bashkëshorten: Më mbeti në mendje fjala e saj







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com