Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

GJK: Komiteti teknik, një javë kohë të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për padinë e Partisë Republikane, lidhur me masat e vendosura nga qeveria për pandeminë.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Komiteti teknik ka një javë kohë për rishikuar masat teksa duhet të rishikohet kohëzgjatja e kufizimeve.

PR kërkoi nga Kushtetuesja shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që thotë:

1- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë; 

2- Pika 4 e urdhrit nr. 351, datë 29.5.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19’, të ndryshuar, shfuqizohet; 

3- Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19’, i ndryshuar”.

PJESË NGA VENDIMI I KUSHTETUESES

Në disa raste GJEDNJ-ja i ka gjetur të mbështetura kufizimet mbi grumbullimet publike (si p.sh. kufizime të vendit ose numrit të pjesëmarrësve), ku qëllimi ishte mbrojtja e sigurisë publike ose ruajtja e rendit publik. Ajo nuk ka gjetur shkelje të nenit 11 të Konventës kur grumbullimi është shpërndarë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve.

Në kontekstin e rrethanave të pazakonta të krijuara nga pandemia COVID-19, Gjykata vë në dukje se ndalimi i përhapjes së këtij virusi përbën një “nevojë urgjente shoqërore”. Prandaj dhe masat e marra, duke përfshirë edhe urdhrin e ministrit në rastin konkret, janë të lidhura me këtë objektiv, në kuadër të detyrimeve dhe përgjegjësive që kanë autoritetet shtetërore për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.

Kërkuesja ka pretenduar se ndalimi i tubimeve nuk është mjeti i duhur dhe i nevojshëm dhe se mënyrat alternative të komunikimit online nuk janë të përshtatshme, pasi nuk mbulojnë të gjithë territorin. Ndërsa subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, ka parashtruar se urdhri nr. 633/2020 ka dalë pas shpalljes së gjendjes së pandemisë nga OBSH-ja, në përgjigje të situatës së krijuar, si rezultat i shtimit të rasteve të të prekurve dhe viktimave nga COVID-19. Sipas tij, kërkuesja ka në dispozicion mënyra alternative të komunikimit online për ushtrimin e të drejtave që pretendon se i janë cenuar.

Gjykata konstaton se në kuadrin e lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së tubimit, shpërndarja e informacionit dhe ideve ka një rëndësi të veçantë. Padyshim, tubimet politike dhe mbledhjet partiake zënё vend kryesor nё procesin zgjedhor, pasi pёrmes tyre pjesёmarrёsit dhe organizatorёt japin e shkëmbejnë opinione, ide e çёshtje tё programeve politike, me tё cilat partitë politike konkurrojnë nё zgjedhje, ndërsa zgjedhësit informohen për të bërë zgjedhjen e duhur. Gjykata thekson se kur kufizohen të drejtat kushtetuese, për kontrollin e proporcionalitetit të ndërhyrjes nuk mjafton vetëm ekzistenca e mjeteve alternative, por një faktor i rëndësishëm lidhet me vlerësimin se sa këto mënyra alternative lejojnë ushtrimin e së drejtës, qoftë edhe në masë të kufizuar.

Kur kufizimet vendosen për lirinë e shprehjes dhe të tubimit përgjatë procesit zgjedhor, për Gjykatën merr rëndësi vlerësimi i hapësirës dhe shkallës së përdorimit të mënyrave alternative të komunikimit që iu mundësohen zgjedhësve dhe partive politike për të përhapur mesazhin dhe idetë e tyre politike tek votuesi përmes: video-konferencave, angazhimeve aktive në platforma elektronike me ndjekje të gjerë, rrjeteve sociale, takimeve online, emisioneve televizive, medieve etj.

Gjykata vlerëson, gjithashtu, se si rregull çdo kufizim i të drejtave në vetvete duhet të ketë elementin e përkohshmërisë. Po ashtu, parimi i proporcionalitetit kërkon që sa më i madh të jetë kufizimi, aq më i detajuar dhe bindës duhet të jetë justifikimi i tij. Në këtë këndvështrim, krahas numrit të kufizuar të personave që lejohen të grumbullohen, mënyrat alternative të ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe të së drejtës së tubimit e justifikojnë konceptin e kufizimit të përkohshëm të tyre. Megjithatë, kur këto kufizime zgjasin pa afat, duke humbur karakteristikën e përkohshmërisë dhe për kohëzgjatjen e pacaktuar nuk jepet justifikim, ato shndërrohen në ndalim tërësor të kësaj të drejte, duke zbehur rolin që luajnë mënyrat alternative.

Për sa më lart, Gjykata vëren se urdhri nr. 663/2020, në pikën 1 të tij, përmban shprehjen “deri në një urdhër të dytë”, që tregon se nuk ka një afat të qartë se kur këto masa kufizuese përfundojnë ose rishikohen. Konkretisht, nga hyrja në fuqi e tij e deri aktualisht ky urdhër nuk është rishikuar.

Në vlerësimin e Gjykatës termi “deri në një urdhër të dytë” krijon problematikë në dy drejtime: së pari, nuk detyron autoritetet përgjegjëse të bëjnë vlerësim periodik për masat kufizuese të përcaktuara me urdhrin në fjalë dhe, së dyti, nuk i përgjigjet standardit të proporcionalitetit. Kjo çështje merr edhe më shumë rëndësi po të merret në konsideratë që vendi tashmë është në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Në dritën e rrethanave konkrete që kanë të bëjnë me nivelin e përhapjes së virusit dhe  ndikimin e tij në Shqipëri, të shpjeguara nga subjektet e interesuara, Këshilli i Ministrave dhe  MSHMS-ja, Gjykata çmon se kufizimi nga urdhri i ministrit i së drejtës së tubimit, të lidhur me të drejtën e shprehjes, është i domosdoshëm në një shoqëri demokratike, pasi diktohet nga një nevojë urgjente shoqërore. Megjithatë, Gjykata vlerëson se akti i kundërshtuar nuk respekton kriterin e proporcionalitetit, sipas nenit 17 të Kushtetutës, për shkak të mosparashikimit të një afati të përcaktuar për kohëzgjatjen e masave kufizuese dhe për këtë shkak shprehja “gjer në një urdhër të dytë” duhet të shfuqizohet.

Në kushtet e shfuqizimit pjesërisht të urdhrit nr. 633/2020, Gjykata, në bazë të neneve 76, pikat 1 dhe 4, dhe 81, pika 3, të ligjit nr. 8577/2000, çmon se organi kompetent duhet të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.

Tags: Gjykata KushtetueseKomiteti Teknikmasat kufizuesevendimi

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, Berisha: Më 11 mars të ngremë zërin fuqishëm
Politikë

Protesta e opozitës, Berisha: Më 11 mars të ngremë zërin fuqishëm

10:37 | 19/03/2026
Fiter Bajrami, Bujar Spahiu uron besimtarët: Zoti pranoftë agjërimin dhe lutjet
Shqipëria

Fiter Bajrami, Bujar Spahiu uron besimtarët: Zoti pranoftë agjërimin dhe lutjet

10:32 | 19/03/2026
Meloni ul taksat për karburantet, Rama shton barrën mbi qytetarët
Shqipëria

Meloni ul taksat për karburantet, Rama shton barrën mbi qytetarët

10:12 | 19/03/2026
Next Post
Si koronavirusi e nxori zbuluar Gjermaninë e Angela Merkelit

Si koronavirusi e nxori zbuluar Gjermaninë e Angela Merkelit

Vuçiç për Kosovën: Zgjidhje përmes dialogut ose konflikt i mundshëm

Provokon Vuçiç: Publikon hartën e Kosovës me flamurin serb

Cili do të ishte kryeministri më i mirë? Basha publikon sondazhin

Basha më i preferuar në Tiranë, Rama me pëlqimin më të lartë në rang kombëtar







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Berisha: Më 11 mars të ngremë zërin fuqishëm
Politikë

Protesta e opozitës, Berisha: Më 11 mars të ngremë zërin fuqishëm

by mirseda
10:37 | 19/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 marsit, duke...

Fiter Bajrami, Bujar Spahiu uron besimtarët: Zoti pranoftë agjërimin dhe lutjet

Fiter Bajrami, Bujar Spahiu uron besimtarët: Zoti pranoftë agjërimin dhe lutjet

10:32 | 19/03/2026
Meloni ul taksat për karburantet, Rama shton barrën mbi qytetarët

Meloni ul taksat për karburantet, Rama shton barrën mbi qytetarët

10:12 | 19/03/2026
Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale

Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale

10:03 | 19/03/2026
Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit , reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht

Mungesa e PD në delegacionin e Kuvendit , reagon Grupi Parlamentar: U përjashtuam qëllimisht

09:38 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com