Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kandidatët e rinj për deputetë, Fuga: Ndryshimi i njerëzve nuk ndryshon partitë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

Mbrëmjen e djeshme përfundoi afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Të shumta ishin risitë e reja dhe largimet nga të gjitha kampet e partive, por për akademikun e njohur, Artan Fuga asgjë nuk e ndryshon sistemin e sotëm politik.

Sipas tij, ndryshimi i njerëzve nuk ndryshon as partitë dhe as qeverisjen si sistem, pasi pa u demokratizuar tërësia e institucioneve, nuk do të vlejë futja në garë e emrave të rinj.

Për Fugën, ndryshimi i emrave është thjeshtë një teknikë për të hequr disa që duken tejet të lodhur, teksa shprehet se duke përdorur këto metoda, jemi kthyer në kohën politike të vitit 1975.

Postimi i Fugës në rrjetin social, Facebook

Historia përsëritet: Ne në kohën politike sot jemi në vitin 1975

Asgjë nuk ndryshon nëse hiqen ca deputetë të vjetër dhe zëvendësohen me emra që ndonëse nuk kanë qenë deritani deputetë, janë përsëri të vjetër, ose edhe qofshin të futur rishtazi në politikë.

Ndryshimi i njerëzve nuk ndryshon as partitë dhe as qeverisjen si sistem. Pa u demokratizuar tërësia e institucioneve, si Kuvendi, qeveria, ligja elektorale, pushteti lokal, etj., ndryshimi edhe i 130 deputetëve nuk sjell asgjë.

Eshtë njësoj si të ndryshosh pasagjerët e një veture me motorr të prishur!

Madje ndryshimi i disa emrave, që edhe vetë atyre as s’u bëhet vonë që ikin nga Kuvendi pas  disa mandatesh, me rroga të mira, me pensione të përjetshme, ndihmon madje që sistemi të duket i ri ndërkohë që është një ahur me ajër mbytës.

Ndryshimi i emrave është thjeshtë një teknikë për të hequr disa që duken tejet të lodhur, pa pikë interesi për të vazhduar, ndofta edhe që dinë gjëra në kujtesë dhe duhen qërruar, apo edhe që nuk kanë respektin e duhur për Bosin nga fakti se koha ta bjerr reputacionin, ose që edhe dyshohen për “dredhje bishti” me armikun e klasës, si edhe për t’i hedhur hi syve elektoratit duke i krijuar iluzionin se njerëzit e rinj sjellin ndryshime!

Ishte njësoj sikur të besohej se në 1975, pas shpartallimit të grupeve armiqësore, sihariq i madh, ardhja e elementëve nga baza do të sillte freskinë e sistemit. Në fakt sistemi hyri në krizën finale, të degjeneruar dhe shkoi drejt shpërthimit të vet.

Ardhja e të rinjve, rishtarë, shton dozat e rreshtimit! Një pjesë e tyre nuk kanë përvojë politike, një pjesë nuk ja kanë haberin nga politika ose nga administrimi social, disa janë thjesht hidrahulikë, elektriçistë, marangozë, – po të marr shprehjen e përdorur në Lezhë – dhe sa të kuptojnë ata se ku janë dhe çfarë po bëjnë – sistemi piramidal është bërë edhe më piramidal. Pushteti piramidal bëhet i jashtëzakonshëm. Maja dhe populli, si në kohët e vjetra të nostalgjisë moniste, ku deputetët janë veçse vegla pa zë, hiqen vihen pa asnjë problem!

Pjesa dërmuese e tyre nuk vjen me ndonjë ide të re, ose me ndonjë propozim të ri që ta ketë mbrojtur publikisht!

Thjesht vjen si emër, me një trup, dhe një dorë për ta ngrit dhe ulur!

Ne sot në kohën politike jemi si në 1975!

Koha po rrjedh mbrapsht!

Tags: artan fugadeputetëkandidatendryshim

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

Lejmi i tubimeve elektorale, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e PR-së

Raporti: Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në BE

Raporti: Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në BE

I dolën përgjimet për blerje votash, dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës

I dolën përgjimet për blerje votash, dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com