E shtunë, 12 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Lejmi i tubimeve elektorale, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e PR-së

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane për të lejuar tubimet elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas dokumentit, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishohë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në padinë e tij kërkonte të shfuqizohej vendimi i qeverisë, për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta për fushatë zgjedhore.

Sipas tij, vendimin është antikushtetues, dhe se Rama ka si qëllim të vetëm që të izolojë sa më shumë aktivitetin e opozitës.

Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike apo dhe qytetarët.

Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të thyejë rregullat. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë”, u shpreh Mediu pasi Gjykata Kushtetuese mori në dorë shqyrtimin e padisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA 150 milionë dollarë asistencë Ukrainës në fushën e sigurisë

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Ukrainën të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse, duke njoftuar një paketë sigurie prej 150 milionë dollarësh më pak se...

Cilat janë gjërat për të cilat njerëzit pendohen më shumë në jetë?

Nga: Adrian R.Camilleri “Psychology Today” A keni marrë ndonjëherë një vendim, për të cilin jeni penduar më vonë? Nëse po, nuk jeni vetëm. Shumica e...

Danimarkë-Finlandë, UEFA jep vendimin zyrtar për ndeshjen

UEFA ka vendosur që ndeshja midis Danimarkës dhe Finlandës do të rifillojë në orën 20:30. Ky vendim, erdhi pas kërkesës së lojtarëve të të...

Dorëheqja e Ruçit/ Rama: ”M’u prenë krahët”

Kryeministri Edi Rama e ka pritur me trishtim dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga funksionet drejtuese të PS dhe nga politika. Gjatë fjalës...

”Berisha non grata”/ Rama komenton për herë të parë vendimin e DASH

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, në lidhje me vendimin e DASH, për shpalljen ''non grata'' të ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe...