Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

I dolën përgjimet për blerje votash, dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
I dolën përgjimet për blerje votash, dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e dorëheqjes e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo shprehet se e ndjen si detyrim moral dorëheqjen, për shkak të pamundësisë morale dhe dëmtimit të imazhit dhe jo sepse ndjen përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që janë ngritur ndaj saj.

Dorëheqja e saj vjen pas publikimit të një video-incizimi në media, ku pretendohet se burri i saj, Dardan Stublla, ka blerë votat për partinë e saj.

Reagimi i Haradinajt në rrjetin social, Facebook

Edhe pse në rrethana ende të pasqaruara, e ndodhur në mes të një skeme piramidale të njollosjes, linqimit, presionit, manipulimit dhe shantazhit ndaj meje dhe familjes sime, e konsideroj obligim moral dhe gjënë më të drejtë, dorëheqjen e menjëhershme nga pozita e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes time. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve, paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi.

Nuk është sekret që Aleanca nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka alarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë! Ata janë angazhuar që me çdo kusht të fitojnë betejën zgjedhore, pa zgjedhur mjet e as rrugë. Me çdo kusht kanë aderuar njerëz të padëshmuar e të panjohur për strukturat e partisë, për të ndërtuar projeksionet dhe aleancat e tyre për mirëmbajtjen e kontrollit dhe shantazhit përbrenda.

Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar.

Siç kam kërkuar edhe më herët, RIPËRSËRIS që në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë para së gjithash vërtetësinë e video-inskenimit të plasuar në mënyrë të dyshimtë në pseudo-portale dhe faktimin e vërtetësisë së të gjitha pretendimeve që implikojnë familjen time dhe mua.

Kjo ka rëndësi jetike meqë akoma është i panjohur autenticiteti i kësaj videoje, koha kur kjo bisedë është zhvilluar, identiteti i personave pjesëmarrës në të dhe gama e dëmtimit që kanë shkaktuar. Madje, tashmë jemi në kërkim të ekspertëve ndërkombëtar për dhënien e opinionit të tyre profesional rreth autenticitetit të saj!

Rinumërimi i disa kutive është një hap përpara, por jo determinues për zbulimin e të vërtetës së plotë, pasiqë gjeneza e problemit qëndron pikërisht tek pretendimet e parashtruara në këtë video-inskenim, e që jam e bindur se me zbardhjen e fakteve, do të rrënohen edhe SKEMAT PIRAMIDALE KRIMINALE, TË ORKESTRUARA NGA PARAPOLITIKA, E QË AKTIVIZOHEN SA HERË KA NEVOJË. Për këto arsye, dyshimet janë të bazuara që ka keqpërdorime edhe të kutive tjera, andaj KËRKOJ RINUMËRIM TOTAL. Faktet do t’i paraqes në organet kompetente.

Ditëve të fundit, është hedhur tepër baltë e mjegulluar në shpërfytyrim faktet. Megjithatë, koha dhe kërkesa insistuese e imja për drejtësi, do të distilojnë të vërtetën. Paditë për shpifje, fyerje, e shantazh do të mbeten aktive, dhe nuk do të ndalem derisa sekreti publik i lidhjes së krimit me pseudo-portalet do të vërtetohet.

Politikëbërja në Kosovë nuk duhet të shndërrohet në një zanat që të merr jetën ose nderin. Ndërsa jap dorëheqjen nga funksioni publik, siguroj ata që gatuan këtë skemë se do të marrin monedhën përkatëse për të gjitha skemat që me vite i kanë gatuar pa dhënë përgjegjësi. Kjo që më është mveshur mua sot, ju pasqyron JUVE e assesi mua, e këtë që po them sot, e shumë të tjera – drejtësia do t’i vulosë herdokur!

Mbështetësve të ndershëm të këtij vendi, të cilët janë konfuzë nga zhurma dhe ndotja e ditëve të fundit, i ftoj për durim dhe i falenderoj për mbështetje. Miqve që më njohin prej vitesh dhe nuk kanë dyshuar në standardin e lartë moral që respektoj dhe kërkoj të respektohet, u kërkoj të vazhdojmë bashkarisht përpjekjen për sanimin e klimës politike dhe institucionale në Kosovë. Këtë e shtrij edhe tek ata kolegë me të cilët jemi gjendur në llogore të ndryshme partiake, kundërshtarë por asesi armiq, e që pavarësisht diferencave ideologjike, na bashkon respekti për sakrificën e prindërve tanë, standardin shtetëror që nuk e ndërtuam kurrë, dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në Kosovë.

Tags: blerje votashdoreheqjekosoveMeliza Haradinaj-Stublla

TË LIDHURA

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së
Rajoni

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

14:57 | 04/12/2025
Vijon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Vijon protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

10:25 | 04/12/2025
Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet për disa orë qarkullimi në aksin Kakavijë-Janinë

09:01 | 02/12/2025
Next Post
Kosovë: Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme

Kosovë: Besnik Tahiri emërohet ministër në detyrë i Punëve të Jashtme

Basha: Lista e PD për fitore dhe normalitet, nisim marshimin drejt ndryshimit

Basha: Lista e PD për fitore dhe normalitet, nisim marshimin drejt ndryshimit

Do japë dorëheqjen nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Basha

Do japë dorëheqjen nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Basha







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com