Basha: Lista e PD për fitore dhe normalitet, nisim marshimin drejt ndryshimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për listat e kandidatëve për deputetë të PD, të cilat u dërguan mbrëmjen e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ).

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët në selinë blu, Basha u shpreh se lista e Partisë Demokratike është ajo e fitores, ndryshimit dhe normalitetit.

Pë Bashën, me listën e PD, së bashku me aleatët dhe LSI fillon edhe marshimi drejt 25 prillit teksa inforomoi se nga dita e djeshme ka marrë me qindra mesazhe.

Lulzim Basha: ”Edhe unë kam marrë me dhejtëra e qindr mesazhe, shumicat s’kam hapur t’i lexoj. Konstatimet kanë të bëjnë me udhëtimin që nisëm dje me listën e PD. Listë ndryshimi, lsitë fitoreje, lsitë për normalitetin. Për t’i dhënë fund ngecjes 8-vjeçare të Shqipërisë. Me përkushtim të vërtetë qytetar, me ndërthurje, sukses profesional dhe dëshirës.

Këto kanë qenë dhe kriteret e procesit transparent. Kanë marrë pjesë mijëra kandidatë, demokratë. Dua t’i falënderoj. Janë tregues i potencialeve që PD disponon. Janë në funksion të ndryshimit që po vjen. 25 prilli do jetë dita e nisjes së ndryshimit. Në takimet që kam bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve, gjatë javës së ngarkuar të hartimit të listave.

Problemet e vendit janë shumë të mëdha, janë perkeqesuar në këto 8 vite. Një nga të këqijat më të mëdha ka qenë vrasja e shpresës te politika si mjet ndryshimi. Unë e shoh si shërbim politikën, dhe jo si mjet për të grabitur. Nuk do te jete nje beteje e lehte, jo vetëm për faktin se kryeministri në ikje e ka vënë bastin me njerëz pa integritet, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, por dhe se pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim, lista e tij është fasadë. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën dhe vartësit e tij.