Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Skeda/ Ja pasuria që zotëron Ministrja e Financave, Anila Denaj

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rritja e pagave të mjekëve e infermierëve, Denaj tregon se kur do të kalojë vendimi

Anila Denaj u zgjodh Ministre e Financave dhe Ekonomisë në dhjetor 2018, pas një vale ndryshimesh që përfshiu kabinetin e kryeministrit Edi Rama si pasojë e protestave studentore që u zhvilluan në të njëjtin muaj. Denaj zëvendësoi në këtë post Arben Ahmetajn, i cili drejtonte Ministrinë e Financave prej shkurtit 2016.

Anila Denaj është diplomuar për Menaxhim Financiar dhe Bankar në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në pozicione të ndryshme drejtuese në bankat e grupit ProCredit në Salvador, Bolivi, Ekuador, Rumani dhe Mozambik.

Karrierën në administratën publike Znj. Denaj e ka nisur në vitin 2013 në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, me fokus në mbikëqyrjen e operacioneve në Departamentin e Financave, Legjislacionit dhe Menaxhimit të Pronës Shtetërore si dhe në menaxhimin e teknologjisë së informacionit. Në të njëjtën periudhë 3-vjeçare, Denaj ka qenë gjithashtu anëtare e bordit të AKEP. Përpara emërimit në postin e ministres së Financave, Znj. Denaj ka qenë drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018.

Në vitin 2013, Znj. Denaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 64.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 53.9 milionë lekëve.

Pasuria familjare përbëhet nga 21.9 milionë lekë pasuri e patundshme, pjesë në kapital biznesi prej 17.7 milionë lekësh, likujditete bankare prej 11 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.1 milionë lekë dhe kursime në cash prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 30.1 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Znj. Denaj dhe nga mësimdhënia, rreth 6% nga paga e bashkëshortit dhe 6%  të ardhura nga biznesi. Rreth 58% e të ardhurave kanë burime të ndryshme të deklaruara.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, i cili rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u theksuar vlera e konsiderueshme e detyrimeve financiare ndër vite si dhe shitja e aksioneve të biznesit.

Gjatë viteve deklaruese, Znj. Denaj dhe bashkëshorti i saj deklarojnë detyrime financiare prej 36.9 milionë lekësh, kryesisht kredi bankare për llogari të bizneseve të bashkëshortit, të cilat janë shlyer rregullisht ndër vite.

Gjithashtu, Znj. Denaj rezulton me rënie të vlerës së aseteve kryesisht nga shitja e aksioneve në kompaninë IP Invest, ku investimi fillestar ishte në vlerën e 105 mijë eurove. Shitja e aksioneve ka siguruar një vlerë të shtuar të të ardhurave me 54 732 euro mbi vlerën e investuar./BIRN/

Tags: Anila Denajpasuriavetting

TË LIDHURA

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

09:30 | 18/03/2026
Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona
Aktualitet

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

09:22 | 18/03/2026
Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja
Aktualitet

Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

09:04 | 18/03/2026
Next Post
Itali/ Mateo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e Xhuzepe Kontes

Itali/ Mateo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e Xhuzepe Kontes

Futbollisti shqiptar shtang Napolin me supergolin e tij (Video)

Futbollisti shqiptar shtang Napolin me supergolin e tij (Video)

BE dhe Ballkani Perëndimor në 2021: Kërkimi i një rruge drejt normalitetit

BE dhe Ballkani Perëndimor në 2021: Kërkimi i një rruge drejt normalitetit







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

by mirseda
09:30 | 18/03/2026
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në Bypass, ku një...

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

09:22 | 18/03/2026
“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

09:15 | 18/03/2026
Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

09:04 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

09:02 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com