Itali/ Mateo Renzi tërheq 2 ministra, bie qeveria e Xhuzepe Kontes

Drejtuesi i “Italia Viva”, Mateo Renzi ka tërhequr dy ministrat nga rradhët e partisë së tij, të cilët ishin pjesë e kabintetit të kryeministrit italian, Xhuzepe Konte.

Gjatë konference për shtyp, Renzi njoftoi tërheqjen nga ekzekutivi të ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti.

Shkak për këtë vendim ka qenë debati i vazhduar prej muajsh në lidhje me menaxhimin e fondeve të BE-së, për pandeminë Covid-19.

“Kriza është hapur për muaj me radhë, ne kemi nevojë për respekt për rregullat demokratike: ne kërkuam të zgjidhim problemet, jo një shfaqje”, tha ish-kryeministri Renzi.

Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Konte. Përveç situatës së rënduar nga pandemia, Italisë i duhet të përballet dhe me një krizë qeveritare.

Tashmë, Konte nuk i ka numrat e mjaftueshëm për të pasur qeverinë. Nuk dihet nëse do të krijohet një qeveri tjetër Konte 3 apo nëse do të kërkojë mbështetje nga të djathët.