Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Banka e Shqipërisë miraton rregullat e reja për ndërhyrjen në tregun valutor

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Banka e Shqipërisë miraton rregullat e reja për ndërhyrjen në tregun valutor

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në muajin dhjetor rregulloren e re për ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor.

Rregullorja zëvendëson atë të vitit 2012 dhe sjell disa ndryshime dhe detajime, lidhur me kushtet dhe instrumentet e ndërhyrjes në treg.

Rregullorja parashikon se objektivat e ndërhyrjes së bankës në tregun e brendshëm valutor janë rritja ose ulja e rezervës valutore; shmangia e çrregullimeve të tregut të brendshëm valutor; si edhe përmbushja e objektivave të politikës monetare ose të stabilitetit financiar, në të gjitha rastet kur ndërhyrja në tregun e brendshëm valutor për këto objektiva gjykohet e domosdoshme.

Pika e fundit ndryshon nga rregullorja e mëparshme, ku përcaktohej si objektiv “përshtatja e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomikë”. Ky ndryshim sanksionon më qartë faktin se ndërhyrjet në tregun valutor do të bëhen direkt në funksion të atyre që janë objektivat ligjorë të Bankës së Shqipërisë.

Ndërhyrjet me qëllim ndryshimin e rezervës valutore ose për shmangien e çrregullimeve në tregun valutor do të merren nga Komiteti i Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, ndërsa ndërhyrja në funksion të objektivave të politikës monetare do të vendoset nga Këshilli Mbikëqyrës.

Si rregull, Banka e Shqipërisë i kryen ndërhyrjet në tregun e brendshëm valutor nëpërmjet bankave dhe degëve të bankave të huaja, por, në raste pamundësie të bankave për të përmbushur objektivat, partner tregtimi mund të jenë edhe zyrat e këmbimit valutor.

Llojet e ndërhyrjes së bankës qendrore në tregun e brendshëm valutor janë ndërhyrja me deklaratë dhe ndërhyrja me veprim. Ndërhyrja me veprim mund të jetë e drejtpërdrejtë ose me ankand.

Ndërhyrje me deklaratë do të konsiderohet çdo shprehje verbale apo e shkruar e Bankës, në lidhje me nivelin e kursit të këmbimit të lekut kundrejt monedhave të huaja, me objektiv të qartë influencimin e nivelit aktual ose të ardhshëm të kursit të këmbimit.

Ndërhyrjet me ankand, që përgjithësisht bëhen në funksion të ndryshimit të rezervës valutore dhe për to banka qendrore publikon një kalendar vjetor. Megjithatë, ky kalendar mund të ndryshohet gjatë vitit, duke njoftuar bankat pjesëmarrëse të paktën një muaj para. Ndryshe nga rregullorja e mëparshme, që parashikonte se në ankande mund të merrnin pjesë vetëm bankat ose degët e bankave të huaja, rregullorja e re lë hapësira që në ankande të marrin pjesë edhe zyrat e këmbimit valutor, nëse kjo vlerësohet e nevojshme nga Banka e Shqipërisë.

Për pjesëmarrësit në ankand është hequr shuma tavan prej 5 milionë eurosh e parashikuar në rregulloren e mëparshme, ndërsa për pjesëmarrje kërkohet vetëm një shumë minimale në vlerën 100 mijë euro (ose ekuivalentin në monedha të tjera).

Në rastin kur ndërhyrja bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, Departamenti i Operacioneve Monetare përzgjedh bankat partnere me të cilat kryhen operacione valutore. Rregullorja e re përcakton se ky departament duhet të kontraktojë të paktën tre banka, ndërkohë që me rregulloren e mëparshme, numri minimal i bankave parashikohej në katër.

Kriteret për përzgjedhjen e bankave dhe degëve të bankave të huaja, si partnerë tregtimi, janë konkurrueshmëria e kurseve të këmbimit të shitjes ose blerjes, në varësi të pozicionit të bankës dhe limitet e tregtimit të përcaktuara nga bankat. Edhe në rastin e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta, rregullorja krijon hapësira për tregtim nëpërmjet zyrave të këmbimit valutor, me vendim të Komitetit dhe në rastet e pamundësisë së bankave për të plotësuar nevojat e ndërhyrjes.

Përveç operacioneve në kuadrin e objektivave të saj, Banka e Shqipërisë mund të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor edhe në rastet e miratimit të kërkesave të iniciuara nga Qeveria, Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe institucione financiare ndërkombëtare.

Siç ka ndodhur edhe më parë, Banka e Shqipërisë do të publikojë në faqen e saj të internetit shumën e të gjitha ndërhyrjeve në tregun e brendshëm valutor në javën e fundit të tremujorit pasues. Megjithatë, në rastin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë, Banka e Shqipërisë mund të informojë në çdo moment publikun e gjerë rreth ndërhyrjes, objektivit të saj dhe shumës së tregtuar./Monitor/

Tags: Banka e Shqipërisëekonomirregulla te rejatregu valutor

TË LIDHURA

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

22:45 | 17/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët
Aktualitet

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Next Post
Erdogan: Shqipëria vend mik, vëlla dhe aleat. Kemi gjurmë të përbashkëta

Erdogan: Shqipëria vend mik, vëlla dhe aleat. Kemi gjurmë të përbashkëta

Spitali Rajonal i Fierit gati për 3 muaj, Rama bast dhe batuta me Erdoganin

Spitali Rajonal i Fierit gati për 3 muaj, Rama bast dhe batuta me Erdoganin

Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën, se di çfarë duhet të ndodhë që kjo të ndryshojë

Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën, se di çfarë duhet të ndodhë që kjo të ndryshojë

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

by mirseda
22:45 | 17/07/2025
0

Dy vjet pas përcaktimit të tij historik si parku i parë kombëtar i lumit të egër në...

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

Flakë edhe në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

21:42 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com