Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën, se di çfarë duhet të ndodhë që kjo të ndryshojë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka ritheksuar deklaratën e tij se derisa ai të jetë në krye të vendit, deri në zgjedhjet e vitit 2022, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe se ky qëndrim nuk do të ndryshojë.

“Unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë për të ndryshuar kjo. Ne bëmë më të mirën. Ndoqëm një politikë të zgjuar, e shpëtuam Serbinë nga konflikti, nuk shpëtuam heroikisht jetën e atyre që duan të qëndrojnë në Kosovë. Ne kemi investuar në mbijetesën e tyre, pa rrezikuar paqen. Unë njoh mijëra njerëz që mezi presin ndonjë konflikt të ri dhe do të gjenin arsye të panumërta pse do ta donin atë. Dhe nëse ata do të pyeteshin nëse vëllai ose fëmija i tyre do të ktheheshin në arkivol nesër, atëherë do të ishte ndryshe.”, u shpreh ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se Serbia është kujdesur që të mos hyjë në konflikt për shkak të politikës ndaj Kosovës, por sipas tij është e vështirë të flasësh me shqiptarët.

Vuçiç, ka shtuar se Kosova si fillim i ka kërkuar njohjen e vendit dhe më vonë ka shtuar kërkesat, por sipas tij ai e ka bërë të qartë që nuk ka rënë dakord me kërkesën e parë.