E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

Erdogan: Shqipëria vend mik, vëlla dhe aleat. Kemi gjurmë të përbashkëta

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Në prani të dy lidërve, u firmosën dhe një sërë marrëveshjesh mes dy delegacioneve të vendeve tona.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Erdogan e konsideroi Shqipërinë një vend mik, aleat, dhe se mes dy vendeve ka gjurmë të përbashkëta.

Presidenti turk deklaroi se Turqia do të ndërtojë 522 njësi banimi për të prekurit nga tërmeti. Erdogan u shpreh se në të ardhmen, kompanitë turke do rrisin investimet e tyre në Shqipëri.

Rexhep Taip Erdogan: “Unë jam shumë i kënaqur që pres sot në Ankara Kryeministrin Rama dhe delegacionin e tij. Shqipëria është vend mik, vëlla dhe aleat. jemi dy popuj vëllezër. Jemi dy popuj vëllezër. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët shekullore gjenden kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Frymëzuar nga historia e lashtë ne e konsiderojmë detyrë ta forcojmë këtë lidhje.

Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të Lartë, që do të intensifikojë marrëdhëniet tona në çdo fushë.  Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE dhe që nga janari ka marrë presidencën e BISEK.

Shqipëria përjetoi dy tërmetet të mëdha në vitin 2019, pas çdo tërmeti ofruam ndihma për vëllezërit shqiptarë me të gjitha mundësitë tona. Ne vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi.

Gjatë takimit, ne vlërësuam marrëdhëniet tona ekonomike. Turqia është partneri i katërt më i madh tregtar në Shqipëri, komp me një vlerë 3.54 miliardë dollarësh. Ne planifikojmë të rrisim investimet tona në Shqipëri, në infrastrukturë dhe turizëm.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishin terrorizmi. Organizatat terroriste përbëjnë një kërcënim për të dyja vendet. Dua të ur9oj që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të dobishme për popullin shqiptar.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të të njëjtit pleh

Nga: Astrit Patozi SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin publik, që mund të shërbente sadopak edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Mjafton...

Horoskopi 17 janar 2021, parashikimi i yjeve për ju

Dashi Nen ndikimin e madh te Venusit ju do i jepni me shume prioritet se kurrë me pare jetës ne çift. Do ndiheni mire pranë...

Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij infektohen me Covid-19

Presidenti i medias "Ora News", Ylli Ndroqi, dhe bashkëshortja e tij Mimoza janë infektuar nga koronavirusi. Ndroqi bën me dije se ai dhe bashkëshortja...

Rrugë që i merr lumi para se të mbarojnë

Nga: Mentor Kikia Foton e parë e kam marrë në rrjet. Autori thotë se është rruga e Arbërit, në Maqellarë të Dibrës. E ndërtuar buzë...

Letra e Ambasadës Franceze për Ramën, shpërthen Basha

Kryedemokrati Basha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama, pas sulmeve që ky i fundit i ka bërë Bashkimit Evropian rreth procesit të vaksinimit. Basha shprehet se...