E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Spitali Rajonal i Fierit gati për 3 muaj, Rama bast dhe batuta me Erdoganin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, Rama prezantoi disa nga marrëveshjet që u firmosën sot me presidentin turk.

Ai tha se Erdogan ka deklaruar se do të bëjë spitalin rajonal të Fierit brenda 3 muajve, një bast shumë i fortë sipas kreut të qeverisë, teksa pati edhe disa batuta.

Edi Rama: “Disa ndërhyrje në turizëm, shëndetësi dhe arsim dhe besoj se është lajm i shkëlqyeshëm që një universitet si ITU do jetë prezent në Shqipëri, jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet, bastet në Turqi dhe Shqipëi  janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por basti i presidenti që të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fort, unë do e kisha humbur me qejf këtë rast, po dhe shans për ta fituar, duke qenë se turqit dhe shqiptarët te zbatimi i poshtë duhet t’i shtysh”.

Rama dhe Erdogan nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të Lartë
    Rama dhe Erdogan nënshkruajnë marrëveshjen për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të Lartë

I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit Erdogan.

Rexhep Taip Erdogan: “Mos të ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe, duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne. Përjashto që do i pajisim dhe me aspektin teknik. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, këtu mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi  dhe mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin. Brenda zgjedhjeve e ke gati’’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...