Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Sa e saktë është njohja dixhitale e fytyrës

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sa e saktë është njohja dixhitale e fytyrës

Njohja dixhitale e fytyrës, është gjithnjë e më e pranishme në jetën tonë. Shumë prej nesh e përdorin atë disa herë në ditë për të zhbllokuar ekranin e smartfonit, ndërsa kompanitë e mëdha e përdorin atë për të identifikuar njerëz të veçantë në mesin e turmave të mëdha, për të analizuar emocionet e tyre, dhe për të identifikuar tipin e tyre (dhe pastaj shpesh, për t’u përpjekur t’u shesin diçka).

Pavarësisht përparimeve të viteve të fundit, algoritmet e të mësuarit makinerik, nuk janë ende të sakta, dhe siç shpjegon një artikull i botuar në versionin spanjolle “The Conversation”, ato mund të diskriminojnë njerëzit sipas gjinisë dhe racës, ose të kenë vështirësi në njohjen e transeksualëve.

Inteligjenca Artificiale është raciste

Algoritmet e të mësuarit makinerik, ndjekin modelet e vlerësimit dhe interpretimit të ndërtuara në sajë të përpunimit të sasive të mëdha të të dhënave (për shembull, imazheve). Për këtë arsye, është thelbësore që të trajnohen makineritë me të dhëna sa më përfaqësuese për çdo nuancë njerëzore: kur kjo nuk ndodh, dhe përjashtohen kategori të caktuara njerëzish, Inteligjenca Aritificiale jep rezultate të pasakta, duke pasqyruar kësisoj pasaktësitë që kemi bërë ne vetë.

Një shembull se si një koleksion jo-përfaqësues i të dhënave mbi gjithë realitetin, mund të ndikojë negativisht në funksionimin e një produkti, na vjen drejtpërdrejt nga shekulli i kaluar. Midis viteve 1940-1990, kompanitë “Kodak” dhe ”Polaroid” përdorën vetëm modele të bardha për të kalibruar produktet e tyre, me pasojat e problemeve të dritës dhe kontrastit, në interpretimin e videove ku shfaqeshin njerëz me lëkurë të errët.

Asgjë e re

Pavarësisht nga shembujt e “Kodak” dhe “Polaroid”, duket se gjigantët aktualë të teknologjisë, nuk kanë mësuar asgjë nga gabimet e së kaluarës. Një studim i fundit nga “Gender Shades”, zbuloi një defekt në sistemin e klasifikimit komercial të Microsoft, IBM dhe Face ++, duke zbuluar se gratë me lëkurë më të errët, ishin më shumë objekt i klasifikimeve të gabuara sesa pjesa tjetër e njerëzve. Platforma shumë e famshme e komunikimit “Zoom”, ra gjithashtu në grackën e diskriminimit: disa përdorues zezakë janë ankuar se duke aktivizuar sfondin virtual, fytyra e tyre nuk njihet dhe zhduket nga ekrani.

Burrë, grua apo…?

Ajo që i ç’akordon algoritmet e njohjes së fytyrës, jo të trajnuara siç duhet nga “padronët” ​​njerëzorë, është njohja e njerëzve pa një seksualitet të përcaktuar, siç janë transeksualët (sidomos në periudhën e tranzicionit) ose individëve me identitete jo binare -pra ata që nuk korrespondojnë në mënyrë rigoroze dhe plotësisht me gjininë mashkullore ose femërore.

Një studim analizoi 4 shërbime komerciale të njohjes së fytyrës (Amazon Rekognition, Clarifai, IBM Watson Visual Recognition dhe Microsoft Azure), dhe llogariti saktësinë e rezultateve të klasifikimit gjinor të 2.450 imazheve.

Përfundimi është se megjithëse është e dobishme të nënvizohen gabimet më të zakonshme të programimit që vërehen tek sistemet e inteligjencës artificiale, veçanërisht përpjekja për të përmirësuar saktësinë e tyre dhe shmangur diskriminim gjinor dhe racor, është e rëndësishme të jemi gjithnjë të qartë për vështirësitë e panumërta të programimit të një makinerie për të njohur larminë, në krahasim me të menduarit standard të hartuesve të saj.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/tecnologia/digital-life/riconoscimento-facciale-pregiudizi

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: gjiniaInteligjenca artificialeNjohja dixhitale e fytyrës

TË LIDHURA

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme
Ekonomi

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

11:43 | 04/09/2025
Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën
Bota

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore
Kuriozitete

Këtë të diel, sytë nga QIELLI NË TIRANË! Do bëhemi dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të bukura natyrore

14:31 | 02/09/2025
Next Post
Gruaja e 59-vjeçarit në zi për dy motrat, shpërthen në lot: I kam dashur shumë

Gruaja e 59-vjeçarit në zi për dy motrat, shpërthen në lot: I kam dashur shumë

Në BE miratohet përdorimi i vaksinës Moderna

Në BE miratohet përdorimi i vaksinës Moderna

“Është stresuese dhe rraskapitëse”, Mr. Bean merr vendimin drastik

"Është stresuese dhe rraskapitëse", Mr. Bean merr vendimin drastik

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.
Aktualitet

Kultivoi 98 bimë narkotike në Vaun e Dejës, e pëson 62-vjeçari.

by mirseda
12:40 | 05/09/2025
0

Në një operacion policor antikanabis në Vau i Dejës, u kap një 62-vjeçar duke kultivuar 98 bimë...

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

Viti i ri shkollor, kreu i Rendit prezanton masat e sigurisë për nxënësit

11:44 | 05/09/2025
Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

Shpërthen me tritol një biznes në Mitrovicë

11:25 | 05/09/2025
Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

10:34 | 05/09/2025
Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit

Mrekulli në tragjedinë e Lisbonës, 3-vjeçari shpëtohet nga rrënojat e tramit

10:11 | 05/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com