E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Gruaja e 59-vjeçarit në zi për dy motrat, shpërthen në lot: I kam dashur shumë

Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e dyfishtë të motrave, ka dhënë një deklaratë surprizuese. Në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, Vjollca Ademi thotë se e ka përjetuar mjaft rëndë vdekjen e dy motrave.

E madje shton se marrëdhëniet me to i ka patur të shkëlqyera, ndonëse bashkëshorti kishte lidhje me të dyja viktimat, me njërën prej të cilave dhe një fëmijë. Vjollca Ademi e veshur me të zeza duke respektuar këtë ngjarje të rëndë, thotë se Përparimi më mirë të kishte vrarë veten se dy motrat, prej të cilave veçon Verën (Kristinën).

“Jam veshur me të zeza për Kristinën e Zhanetën. Nuk e di pse e bëri. Se di kush e ka shtyrë. Më mirë të kishte vrarë veten e vet, se ato të dyja se sa më hoqi Verën (Kristina) nga gjoksi im. I kam dashur shumë. Kam pasur hyrje-dalje dhe me fisin e Verës. Të dyja i donte shumë, më shumë e kishte me Zhanin. E kishte pikë të dobët”, tha Vjollca.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nota franceze dhe mllefi shqiptar me vaksinat

Nga: Skënder Minxhozi Një reagim ishte i pritshëm, pasi “tenxherja me presion” ka kohë që zien e shfryn. Fjala është për mërrëdhëniet e kryeministrit Edi...

Vetëm 19 vjeç/ Kush është talenti nga Berati që debutoi në Bundesligën gjermane

Tim Civeja është mesfushori shqiptar 19-vjeçar që ka debutuar në Bundesligë ditën e djeshme me klubin e tij të Augsburgut ndaj Verder Bremenit në...

Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

Lista e krimeve që kryhen në sektorin e mjedisit në Lindjen e Mesme është e gjatë: rafineri të improvizuara nafte që lëshojnë tymra duke...

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 5 viktima nga Covid-19

Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). "Rastet e vdekjes...

Rama merr pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin turk (Video)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi, Eldës dhe djalit nga Stambolli, Burakut. Ata u takuan gjatë kohës që Buraku...