E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Në BE miratohet përdorimi i vaksinës Moderna

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian miratoi të mërkurën përdorimin e vaksinës Moderna, kundër sëmundjes COVID-19.

Vaksina është krijuar nga kompania amerikane me po të njëjtin emër.

Ajo është e dyta që autorizohet nga Agjencia Evropiane e Barnave, pasi vaksina Pfizer/BioNTech e ka marrë dritën jeshile në fund të dhjetorit.

Miratimi i Modernës vjen në kohën kur BE-ja po përballet me kritika për fushatën e ngadalshme të imunizimit, e cila mbetet prapa Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar apo Izraelit.

“Kjo vaksinë na ofron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ky është “një lajm i mirë për përpjekjet tona, për të sjellë sa më shumë vaksina COVID-19 tek evropianët”.

Bashkimi Evvropian ka nisur vaksinimin më 27 dhjetor, por ritmi ka qenë i ngadaltë.

Vaksina Moderna është thënë se është 94.1 për qind efektive.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë javën e kaluar se vaksina e zhvilluar nga kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, nuk ka gjasa të marrë dritën jeshile në BE në muajin e ardhshëm. /evropaelire

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...