“Është stresuese dhe rraskapitëse”, Mr. Bean merr vendimin drastik

Aktori 66-vjeçar Rowan Atkinson, i mirënjohur në mbarë botën falë rolit Mr. Bean, ka deklaruar së fundmi se ai rol është ‘stresues dhe rraskapitës’, duke lënë të kuptohet se nuk do t’i rikthehet më kurrë. Ai zbuloi se është në mes të zhvillimit të një filmi të animuar të karakterit popullor, por duket se nuk i pëlqen shumë ta luajë. Rowan Atkinson është shprehur se suksesi i Mr. Bean pritej që të ishte i garantuar, pasi bëhej fjalë për një të rritur i cili sillej si fëmijë.

“Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj.

Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht.

Suksesi i Mr. Bean nuk më ka befasuar kurrë. Të shikosh një të rritur që sillet në mënyrë fëminore, pa qenë i vetëdijshëm është thelbësisht qesharake. Fakti që komedia është më shumë vizuale sesa verbale, do të thotë se ka qenë e suksesshme edhe ndërkombëtarisht”, tha ai.