Një i ri në Vlorë është mbyllur brenda banesës së tij dhe po kërcënon familjen me shpërthimin e një bombole gazi. Ky shtetas, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, po ndiqej nga policia, pas një sherri që kishte pasur me disa persona.
Pas lajmërimit të policisë, efektivët kanë zbarkuar në lagjen ku po ndodhte sherri dhe janë vënë në kërkim të të riut.
Ky i fundit është futur në banesën e tij, është izoluar dhe kërcënon familjarët e tij me bombolën e gazit, që e ka lidhur me derën e shtëpisë.
Aktualisht policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, po negocion që i riu të vetëdorëzohet.