Një lajm i rremë u bë viral, ku tregonte përmes një dokumneti se këngëtari Shpat Kasapi një muaj më parë është kapur me lëndë narkotike. Të parat që e raportuan këtë lajm ishin mediat maqedonase. Sipas tyre, këngëtarit i janë gjetur dy paketa të vogla përpara 1 muaji në lagjen Gjorce Petrov.
Thuhej se këngëtari ishte arrestuar, dhe ndaj tij është ngritur një padi. U bë me dije se Shpati ishte liruar pas arrestimit, por pritej të fillonte gjykimi së shpejti për veprën penale që ka kryer.
Pas këtij lajmi, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga vetë Shpati, i cili njofton se ndodhet në Tiranë, dhe se nuk ka lidhje aspak me këto akuza.