pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomholiganbethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinosezar casinomatadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetbetciobettiltpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişdinamobet girişgrandpashabetmarsbahispusulabetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişbettilt girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerdinamobetŞans CasinocasibomGrandpashabetdinamobet güncel adresgrandpashabetpusulabetbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse është kaq e dobët ushtria gjermane

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Kyle Mizokami “National Interest”

Forcat e armatosura moderne gjermane, Bundeswehr, u krijuan vetëm 10 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore. Tensionet e Luftës së Ftohtë dhe prania e trupave sovjetike në Gjermaninë Lindore, Çekosllovaki dhe Poloni, e bënin të domosdoshme ekzistencën e një force mbrojtëse të Gjermanisë Perëndimore.

Ndaj, Bundeswehr u shndërrua në një nga forcat e armatosura më të mëdha dhe më të mira- të pajisura në botë- duke u mburrur me 12 divizione luftarake, qindra aeroplanë luftarakë të Luftwaffe (Forca Ajrore Gjermane), dhe një forcë të madhe anijesh dhe nëndetësesh të Bundesmarine (Flota Detare).

Përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe tërheqja e Ushtrisë së Kuqe nga Evropa Lindore, ishte një përfitim për sigurinë evropiane. Ushtria e Gjermanisë Lindore dhe Bundeswehr u bashkuan në një ushtri të re kombëtare. Numri i anijeve, avionëve dhe automjeteve të blinduara u shkurtua me 75 për qind, dhe buxheti i mbrojtjes gjermane u shkurtua akoma më tej.

Sot Gjermania shpenzon vetëm 1.2 për qind të PBB-së në mbrojtje, shumë më poshtë se sa rekomandimi i NATO-s prej 2 për qind. Vitin e kaluar janë botuar artikuj të shumtë, që tregojnë mungesën e gatishmërisë së Bundeswehr. Avionët, helikopterët dhe automjetet e tjera dergjen prej kohësh në tokë për shkak të mungesës së pjesëve të këmbimit, duke bërë që nivelet e gatishmërisë së tyre të jenë nën 50 për qind.

Në fakt, edhe pse është e armatosur me disa nga armët më vdekjeprurëse në botë, ushtria gjermane po përballet me disa sfida të jashtëzakonshme. Ja cilat janë 5 armët që në kohëra normale do të ishin vërtet vdekjeprurëse, por që tani përballen me disa sfida shumë themelore, kryesisht për shkak të një mungese të madhe të financimit dhe problemeve të tjera.

Eurofighter Typhoon

Në vitet 1980, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, u bënë bashkë për zhvillimin e Aeroplanëve të Ardhshëm Luftarakë Evropianë, FEFA. Fluturimi i parë i Typhoon Eurofighter ndodhi në vitin 1994. Gjermania synoi të blinte në fillim 180 avionë të tillë, por në fund bleu vetëm 143. Dhe në tetor 2014, vetëm 42 nga 109 Eurofighter ishin në gjendje të fluturonin, pjesa tjetër rri në hangarë për mungesë të pjesëve të këmbimit.

Eurofighter Tornado

Një avion tjetër luftarak i zhvilluar nga një konsorcium tjetër evropian i mbrojtjes midis Britanisë, Italisë dhe Gjermanisë. Këto avionë kanë kryer misione zbulime zbulimi mbi Kosovë dhe Afganistan. Flota Detare dhe Forcat Ajrore Gjermane blenë gjithsej 357 avionë Tornado. Por numri i tyre u zvogëlua pas Luftës së Ftohtë. Nga gushti i 2014-ës, nga këta 89 avionë vetëm 38 ishin në gjendje pune.

Tanku Leopard II

I zhvilluar në vitet 1970 nga kompania“Krauss-Maffei”, tanku Leopard II është ende një nga tanket më të mirë në fushën e betejës, pasi është shumë i lëvizshëm. Gjermania Perëndimore bleu dikur 2.125 tanke të tillë, mjaftueshëm për të pajisur gati 12 divizione panzer. Por aktualisht ka në gjendje pune vetëm 225 tanke Leopard II.

Pushka Sulmuese G36

Në vitet 1990, Bundeswehr i zëvendësoi pushkët e betejës Heckler dhe Koch G3 me pushkët sulmuese G36. Ajo bleu gjithsej 176.000 pushkë të tilla automatike. Por kur Bundeswehr mori pjesë në misionin paqeruajtës në Afganistan, u zbulua se G36 po e humbte saktësinë në luftime. Pushkët G36 bëheshin të pasakta pas qitjeve të vazhdueshme. Ministria gjermane e Mbrojtjes sapo ka njoftuar blerjen e qindra pushkëve sulmuese HK417.

Batalioni Panzergrenadier 371

Panzergrenadier është këmbësoria e mekanizuar e Bundeswehr-it. Gjermania ka 9 batalione të tilla, secili me 900 trupa, afërsisht pesëdhjetë automjete luftarake të këmbësorisë, dhe MILAN dhe Panzerfaust 3 armë anti-tank. Në shkurt batalioni Panzergrenadier 371, me qendër në Marienburg, mori pjesë në një stërvitje të NATO-s në Norvegji. Atje bëri bujë lajmi se batalioni pjesë i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s, vuante nga mungesa e pistoletave dhe syzeve të shikimit gjatë natës.

Burimi i lajmit: https://nationalinterest.org/blog/reboot/why-germanys-military-weak-175152

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: avionëtankeushtria gjermane

TË LIDHURA

Bota

Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

17:47 | 17/07/2026
Bota

Kinemaja botërore në zi! Ndahet nga jeta aktorja e rolit ikonik tek “I Vetëm në Shtëpi”

17:19 | 17/07/2026
Bota

Mediat zvicerane: 4.2 mln € nga fondi i emergjencave për Kanye West, “katastrofë politike” për Ramën

14:33 | 17/07/2026
Next Post

Ujë në havan

U ndoq nga policia, i riu kërcënon familjen me shpërthimin e bombolës së gazit

S’do ta besoni sa do paguhet Can Yaman për 1 episod të 'Sandokan'







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Sport

Arbitri i finales së Kupës së Botës, Slavko Vincic, me një histori të ndalimit në “festë seksi”

by mirseda
21:09 | 17/07/2026
0

FIFA ka caktuar arbitrin slloven Slavko Vincic për të drejtuar finalen e Kupës së Botës të së...

Manja sfidon Shehajn: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

21:07 | 17/07/2026

Lubonja në shesh: 48 ditë protestë tregojnë dështimin e klasës politike

20:33 | 17/07/2026

250 fëmijë në kampin veror të Tropojës, ministri Jaupaj: Në fokus edukimi mjedisor

20:22 | 17/07/2026

48 protestë, aktivisti: Duam qeveri tranzitore që të kemi zgjedhje të lira

20:20 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com