Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjykata u zgjodh, po hallet u zgjidhën?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjykata u zgjodh, po hallet u zgjidhën?

Nga: Sokol Balla 

Shqipëria është një vend i çuditshëm. Deri para dy orësh, lajmi më i madh ishte lidhja live e Erdogan në një ceremoni qeveritare për fillimin e ndërtimit të disa pallateve në Laç, me paratë e qeverisë turke dhe premtimi sulltanor i Edi Ramës për ta kthyer Laçin, një qytezë komuniste industriale, në një pikë të re turistike. Por, rreth orës 18:00, një “tëeet” i ambasadores amerikane njoftoi thuajse para Ilir Metës, se Presidenti i Republikës dekretoi anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Juri Kim e quajti një lajm të madh dhe e pasuan edhe ambasadorët e tjerë, pasi kështu plotësohej një nga kushtet më të rëndësishme të procesit të ngrirë të integrimit. Por, sigurisht që ngjarja shkon shumë më larg se kaq, nisur nga forma e re e Gjykatës dhe nga paditë që ajo duhet të shqyrtojë.

GODINA E PD

Zëra nga opozita po ngrenë që sonte dyshimet nëse kjo Gjykatë ka apo jo vërtet kuorumin e duhur për të shqyrtuar çështje e aq më tepër votat e duhura për të marrë vendime. Nga 6 anëtarë, për të marrë një vendim duhen së paku pesë vota pro, por në kushtet që Vitore Tusha, më shumë se kryetare e Gjykatës është një mbajtëse çelësash e ndërtesës, sigurisht që dilemat janë të mëdha sesi kjo Gjykatë mund të marrë vendim, për shembull, për ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit, apo për kushtetutshmërinë e vetë anëtarëve të saj, si Xhaferllari, e cila vetë në këtë rast do tërhiqej nga gjykimi i çështjes për shkak të konfliktit të interesit.

META ME BINAJN

E, megjithatë, Gjykata tashmë funksionon normalisht dhe burime diplomatike i pohuan “Real STORY”, se ndoshta brenda 31 dhjetorit “mund të dekretohet edhe anëtari i shtatë”, i cili në këtë rast dhe sipas radhës do të jetë një njeri i Presidentit. President, i cili çuditërisht, ndryshe nga herët e tjera, nuk bëri zë kur dekretoi Binajn, një kandidaturë e vetme e KED para disa ditësh, apo Përparim Kalon sot, megjithëse kandidatura e tretë (ajo e Zhaklina Petos) u vetëlargua nga gara me herët gjatë ditës. Pra, loja jo vetëm nuk ka mbaruar, por në të, tashmë në heshtje, po merr pjesë edhe Presidenti. Në djall të venë parimet? Në djall edhe Kushtetuta? Tani ambasadorët nuk janë më të korruptuar dhe mbështetës të mafies? Në djall edhe PD, edhe aleanca me të “kundër regjimit fashist të Edi Ramës”! /Panorama.al

 

Tags: edi ramaGjykata Kushtetueseilir metaSokol Balla

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Futbollisti humbet toruan, kap kundërshtarin nga fyti dhe e rrëzon në tokë 

Futbollisti humbet toruan, kap kundërshtarin nga fyti dhe e rrëzon në tokë 

Macron del nga karantina, mposht virusin

Macron del nga karantina, mposht virusin

Kostoja njerëzore e luksit përrallor të Dubait

Kostoja njerëzore e luksit përrallor të Dubait







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Devoll: Kërkime për 75-vjeçaren nga Progri, dyshohet se e mori rrjedha
Aktualitet

Devoll: Kërkime për 75-vjeçaren nga Progri, dyshohet se e mori rrjedha

by mirseda
17:36 | 21/11/2025
0

Prej mëngjesit të ditës së sotme, rreth orës 08:30, rezulton e humbur një 75-vjeçare nga fshati Progër...

Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës mbi Shkumbin

Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës mbi Shkumbin

17:18 | 21/11/2025
GJKKO pezulloi zv/kryeministren nga detyrat, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

GJKKO pezulloi zv/kryeministren nga detyrat, zbardhet kërkesa e qeverisë në Kushtetuese

16:56 | 21/11/2025
Spiropali: Samiti e kthen Tiranën në qendër të Europës dhe ul kostot e roaming-ut për qytetarët

Spiropali: Samiti e kthen Tiranën në qendër të Europës dhe ul kostot e roaming-ut për qytetarët

16:22 | 21/11/2025
Nedim Bajrami, lojtari më i shpejtë në Kombëtare

Nedim Bajrami, lojtari më i shpejtë në Kombëtare

16:20 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com